LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska-Davkova: Ta dëshmojmë kapacitetin evropian (Video)

Siljanovska-Davkova: Ta dëshmojmë kapacitetin evropian (Video)

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova, pas votimin në Shkollën Fillore, “Kole Nedelkovski”, tha se në këto zgjedhje duhet të dëshmojmë kapacitetin evropian. Ajo shfaqi shpresën se do t’i jepet fund periudhës transitore.

“Këto janë zgjedhje të veçanta. Jo pse unë jam kandidate dhe jo pse për herë të parë një grua ka mundësi të zgjidhet presidente i Maqedonisë, por për shkak të kushtit. Ne duhet ta dëshmojmë kapacitetin demokratik evropian”, tha Siljanovska.


Gordana Siljanovska-Davkova është kandidate e pavarur por e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM.

Sipas KSHZ-së deri në orën 13:00 numri i pjesëmarrësve në votim është 20.45%./Telegrafi/