LAJMI I FUNDIT:

Sigurohen pamjet nga vendi i vrasjes në Prishtinë (Video)

Sigurohen pamjet nga vendi i vrasjes në Prishtinë (Video)

Portali Indeksonline ka siguruar videon e krimit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Në video shihet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja e përleshjes mes dy grupeve.

Vrasje në Prishtinë
Lexo po ashtu Vrasje në Prishtinë

Tre ose katër persona të ndodhur në veturën “Ford” ose “Fiat” ngjyrë e kuqe, ndalojnë makinën në mes të rrugës dhe më pas kanë shtënë në drejtim të katër kalimtarëve. I vrarë në këtë rast është Nehat Sahiti, ndërsa e lënduar ka mbetur një femër, Rijada Curri.

Burimet brenda policisë kanë mësuar se një person i njohur, Arlind Ahmeti, është shpallur në kërkim si i dyshuar për këtë vrasje.

Deri pasditen e së premtes nuk është raportuar për arrestimin e tij, ndërsa hetuesit policorë po merren intensivisht me hetimin e këtij krimi.

Indeksonline mëson se në veturën e dyshuar, targat e së cilës nuk i dihen, kanë qenë tre ose katër persona të dyshuar ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave. Fillimisht nga këto të shtëna të lënduar kishin mbetur dy persona, ku i plagosuri Nehat Sahiti, si pasojë e plagëve të marra, rreth një orë më vonë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kurse, e lënduara Rijada Curri ka marrë gërvishtje në shuplaken e dorës se majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.