LAJMI I FUNDIT:

Siguria në rajon, mbështetja e Gjermanisë për Kosovën në aspektin ushtarak dhe dialogu me Serbinë – gjithçka nga vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambercht 

Siguria në rajon, mbështetja e Gjermanisë për Kosovën në aspektin ushtarak dhe dialogu me Serbinë – gjithçka nga vizita e ministres së Mbrojtjes, Christine Lambercht 

Një ditë më parë në vendin tonë për vizitë qëndroi ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambercht, në kuadër të një vizite që i bëri Ballkanit Perëndimor, ndërkaq data 13 maj u prezantua si mundësi për “disa vendime të mira” në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo u takua me kryeministrin Albin Kurti i cili sapo ishte kthyer nga vizita në Gjermani, i ftuar nga kancelari Oalf Scholz. Në takimin ndërmjet kryeministrit Kurti dhe ministres Lambrecht u fol për situatën e sigurisë në vend, për dialogun Kosovë-Serbi, etj.


Ministrja gjermane e Mbrojtjes tha se shpreson që të ketë vendime të mira nga takimi i 13 majit në Bruksel.

Në një paraqitje para mediave pas takimit, Lambrecht ka thënë se stabiliteti në Ballkanin Perëndimorë është shumë i rëndësishëm, ndërkaq ka falënderuar Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Shpresoj të ketë vendime të mira drejt njohjes reciproke nga takimi i 13 majit në Bruksel
Lexo po ashtu Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Shpresoj të ketë vendime të mira drejt njohjes reciproke nga takimi i 13 majit në Bruksel

“Kosova e dënoi qartë agresionin e Rusisë duke vendosur sanksione. Ju përgëzojmë që po mbroni vlerat e paqes dhe lirisë, vlera këto që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”, tha jo përcjell Telegrafi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes thotë se Gjermania i ofron mbështetje Kosovës edhe në aspektin ushtarak.

“Unë kam siguruar palën kosovare se ne qëndrojmë krah Kosovës edhe sa i përket mbështetjes ushtarake. Ne jemi të angazhuar në kuadër të KFOR-it dhe do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe më tej. Unë ju falënderoj për mikpritjen që iu keni bërë ushtarëve tanë. Për mua kjo është shumë me rëndësi. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe sa i përket trajtimit të FSK-së në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë e tyre në të ardhmen. Do të mbetemi partnerë edhe në të ardhmen”, u shpreh ministrja gjermane.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambercht dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë një konference për media /Foto: Ridvan Slivova

Lambrecht shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel dhe Gjermania do të njohë dokumentet e Kosovës.

“Ne do t’ju qëndrojmë përkrah në rrugën e procesit të anëtarësimit të Kosovës si një vend partner mbështetës, dhe këtu duhet të bëhet e qartë se cilët hapa janë të qartë të ndërmerren në procesin e përafrimit në dialog dhe shpresoj të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel”.

“Hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt dhe do të ishte një sinjal i mirë”, deklaroi Lambrecht.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti theksoi se nuk mund të ecet para në dialog pa u distancuar presidenti serb  Vuçiq nga Millosheviqi e Putini.

Në një paraqitje para mediave pas takimit, Kurti ka folur për dialogun dhe takimet në Berlin.

“Dialogu duhet të rezultojë me marrëveshje por njohja duhet të jetë në qendër të tij. Nuk them që njohja duhet të jetë i vetmi element i marrëveshjes, por njohja duhet të jetë në qendër. Do të ketë edhe elemente tjera, por ato elemente nuk kanë kuptim pa njohjen. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 1999 kur u çlirua. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 kur u shpallë pavarësia. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2010 kur u dha vendimi i GJND-së. Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2012 kur mbaroi mbikëqyrja e pavarësisë”.

“Ne duhet të ecim përpara, e për të ecur përpara presidenti i Serbisë duhet të distancohet nga Millosheviqi e Putini. Kërkesa për kompromise në kushtet kur Vuçiqi asnjëherë nuk distancohet nga Mollosheviqi e Putini nuk është kërkesë për zgjidhje”, deklaroi tutje Kurti.

Megjithatë, ai është shprehur optimist se mund të ketë diçka konkrete më 13 maj.

“Më 13 maj, unë shpresoj që përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet për zgjidhje reciproke për targat, edhe për çështjen e mospagesës së energjisë në veri të Kosovës, e po ashtu edhe për nevojën për të përshpejtuar çështjen e zbardhjes së fatit të të pagjeturave, të të zhdukurve me dhunë”.

Kurti ka thënë se është për dialog nëse respektohet barazia e palëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori