LAJMI I FUNDIT:

Siguria në Kosovë, Berisha: Nuk është për t’u shqetësuar, policia në veri u sulmua nga grupet kriminale pasi iu mbyllën rrugët ilegale

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, duke folur për sigurinë në vend tha se situata është nën kontroll dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Berisha deklaroi se në fillim të agresionit rus në Ukrainë ka pasur një lloj frike për destabilizim edhe në Kosovë, por se tani, sipas tij, zona e konfliktit është lokalizuar dhe s’ka arsye për panik.


Madje, deputeti opozitar i luti sidomos gazetarët dhe analistët që “të mos i terrorizojnë njerëzit”.

“Besoj se situata e sigurisë në Kosovë nuk është për t’u shqetësuar. Jemi të informuar për të gjitha ato që ndodhin. Situata është nën kontroll. Në fillim, kur ka ndodhur lufta në Ukrainë, kemi pasur frikë që mund të ketë destabilizim. Por, zona e konfliktit është lokalizuar”.

“I kisha lutur plotë njerëz në Kosovë, si gazetarët dhe analistët, nuk është mirë me i terrorizua njerëzit. Nuk është mirë t’i terrorizojmë qytetarët duke treguar se çka do të ndodh në ato luftëra”, u shpreh Berisha.

Ai tutje tha se Kosova ka shumë probleme që duhet të zgjidhë, përpara se të merret me problemet e vendeve të tjera.

“Ne i kemi problemet tona në Kosovë, jetën dhe sigurinë tonë këtu. Jemi në një situatë të keqe. Çmimet janë rritur. Jeta është bërë e vështirë. Kemi probleme bazike që s’po mund t’i rregullojmë”.

“Dua t’ia rikujtoj popullit tim që Serbia tri herë na ka pushtuar dhe tri herë i ka gjetur shqiptarët duke folur për botën, pra armiku u ka hyrë në oborr e ju ka kërkuar taksat”, deklaroi deputeti opozitar.

Sa i përket sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, Berisha tha ato kanë ardhur nga grupet kriminale që kanë operuar në atë pjesë, si shenj pakënaqësie që u janë mbyllur rrugët ilegale.

“Duhet me pas kujdes së pari në kualifikime, pra si ja vendos emrin një pune që ka ndodhur. Në atë pjesë kanë funksionuar shumë grupe kriminale. Kur janë mbyllur ato rrugë ilegale kanë filluar pakënaqësitë”.

Berisha për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Nuk do të bëhet, është rrenë e Kurtit
Lexo po ashtu Berisha për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: Nuk do të bëhet, është rrenë e Kurtit

Banorët në atë pjesë Berisha tha se kanë nevojë për punësim e prosperitet, dhe sipas tij, është e tepërt të ngarkohen me ndasi me baza etnike.

Deputeti i AAK-së foli edhe për përplasjet me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të cilin disa herë e pati quajtur “zoti Sfeklla”.

Madje, në një nga mbledhjet e Komisionit, ministri Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, patën lëshuar sallën ende pa nisur raportimin para deputetëve që janë pjesë e këtij komisioni.

Po thyen çdo premtim, Berisha për takimin e Kurtit me Vuçiqin: Mund të thuhet se me thikë ishin duke ndarë Kosovën
Lexo po ashtu Po thyen çdo premtim, Berisha për takimin e Kurtit me Vuçiqin: Mund të thuhet se me thikë ishin duke ndarë Kosovën

Por, Berisha në emisionin “Përballje” tha se ky rast ka qenë thjesht një keqkuptim.

“Rasti specifik më shumë ka qenë një keqkuptim. Unë kam kërkuar që ministri të vijë njëherë të raportojë në komision e pastaj drejtori i policisë, dhe ata kishin ardhur të dy sepse si duket nuk e kanë ditur se nuk bën ashtu. Kërkesa ka qenë zyrtare, por gjithçka më pas është sqaruar”, deklaroi ai.

Në këtë intervistë, Berisha komentoi edhe takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, në Berlin, për të cilin tha se është “mashtrim” i radhës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Lajme
Kalo në kategori