Pastrimi i rregullt i dhëmbëve ju ndihmon ta mirëmbani një higjienë të shëndetshme orale, por gjithashtu edhe një zemër të shëndetshme.

Megjithatë, edhe nëse keni qenë duke e bërë këtë prej se keni qenë shumë të vogël, shanset janë se nuk jeni duke i pastruar siç duhet dhëmbët, transmeton Telegrafi.

Sipas “Popular Science”, çelësi për pastrim produktiv të dhëmbëve është kohëzgjatja.

Shkencëtarët amerikanë dhe britanikë rekomandojnë që t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta – zakonisht në mëngjes dhe në mbrëmje.

Dy minuta mund të mos duket kohë e gjatë, por, përveç nëse jeni duke i numëruar sekondat, është e vështirë ta dini se sa gjatë jeni duke i pastruar.

Mënyra më e mirë për ta rregulluar këtë është duke e caktuar një kohëmatës. Në këtë mënyrë, ju mund t’i pastroni dhëmbët pa u frikësuar se kur duhet të ndaleni.

Gjithashtu, qëllimi duhet të jetë të pastrohet çdo dhëmb pa abuzuar me mishin.  /Telegrafi/