LAJMI I FUNDIT:

SIGMA mbush 10 vjet të operimit në Kosovë

SIGMA mbush 10 vjet të operimit në Kosovë

Të premten në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë u zhvillua një mbrëmje jubilare për të festuar 10 vjetorin e themelimit te Kompanisë Sigma Vienna Insurance Group sh.a Dega Kosovë.

Te pranishëm ishin punonjës te kompanisë , agjente, klientë e bashkëpunëtorë, përfaqësues me te larte te bordit Drejtues dhe mbikëqyrës nga Tirana dhe Austria, përfaqësues të lartë nga autoriteti mbikëqyrës i sigurimeve, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë e Austrisë në shtetin e Kosovës, miq e të ftuar të tjerë.

Qemal Disha Drejtori i Përgjithshëm i Sigma VIG mbajti fjalën e hapjes, duke bërë një historik të shkurtër të Kompanisë, që në themelimin e saj në vitin 2004 , dhe përfshirjen në vitin 2007 si pjesë e Grupit më të madh Austriak të Sigurimeve në Europe Vienna Insurance Group që është kompania lider në Europen Qendrore dhe lindore, prezentë në 25 shtete të saj me rreth 50 Kompani Sigurimi, 23.000 punonjës dhe për vitin 2013 ka realizuar të ardhura nga primet 9.3 miliardë euro.

Ceremonia vazhdoi me fjalën e Roland Kaçani Drejtor i Degës në Kosovë, i cili së bashku me falënderimet e përzemërta për stafin, për klientët për bashkëpunëtorët e kompanisë, bëri një përshkrim të shkurtër të aktivitetit me numra e fakte që tregojnë sa mirë është pozicionuar kompania në Tregun Kosovar të Sigurimeve.

“Aktualisht Sigma zotëron rreth 13 për qind të tregut të sigurimeve në Kosovë, po ashtu zotëron mbi 18 për qind të Tregut të Sigurimeve Vullnetare duke u renditur Kompania e dyte në treg. Mban vendin e parë në Treg për Sigurimin e Pronës ku zotëron rreth 40 për qind të këtij tregu”, tha Kaçani.

Përshëndetja e bërë nga Anëtari i Bordit Menaxhues të VIG Austri dhe përgjegjës për Kosove Petter Hoffinger, kënaqësia e shprehur nga ana e tij si përfaqësues i një investitori të huaj dhe planet e të ardhmes ishin një tregues që Kosova është një shtet i cili i ka krijuar terrenin e nevojshëm nga pikëpamja e legjislacionit investitorëve të huaj që duan të investojnë në vend.

Kurse Fehmi Mehmeti zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) , i cili vuri theksin në politikat e Bankës Qendrore të Kosovës për të krijuar një sistem bashkëkohor të sigurimeve edhe në Territorin e Kosovës dhe kënaqësinë e tij që në treg operojnë kompani sigurimesh të cilat respektojnë me rigorozitet ligjet dhe behën pjesë e zhvillimeve pozitive që ndërmerr autoriteti mbikëqyrës në rritjen e performancave dhe rritjen e vazhdueshme të shërbimeve për të siguruarit.

Me tej të ftuarit u kënaqen me shoqërinë e një grupi muzikor duke trokitur gotat së bashku e bërë gëzuar edhe për 10 vjetore të tjerë që do pasojnë këtë të parin, në gjurmët e traditës 191 vjeçare të grupit Vig ku Sigma bën pjesë . /Telegrafi/