LAJMI I FUNDIT:

Sicilia “digjet” në 48 gradë, qyteti turistik mbetet pa ujë dhe energji elektrike për tre ditë – kabllot nuk i përballuan nxehtësisë

Sicilia “digjet” në 48 gradë, qyteti turistik mbetet pa ujë dhe energji elektrike për tre ditë – kabllot nuk i përballuan nxehtësisë

Në Katania të Sicilisë u mat një temperaturë prej 47.6 gradë Celsius, dhe ky qytet turistik bregdetar rrëzë vullkanit Etna, nuk është më i nxehti në atë ishull italian, pasi merkuri u rrit në 48 gradë Celsius në Sirakuzë!

“Corriere della sera” shkruan se kabllot e energjisë elektrike në Katania nuk e kanë përballuar këtë vapë, për këtë arsye disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike për 72 orë, por edhe pa ujë, pasi ujësjellësi i qytetit nuk mund të garantojë furnizimin sepse është pa energji, transmeton Telegrafi.


Nelo Muzumechi, Ministër i Mbrojtjes Civile në qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, erdhi dje në takimin në prefekturën e Katanias, i cili bisedoi me autoritetet vendase për mënyrat për të kapërcyer këtë krizë të vështirë.

Raportohet se ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit për shkak të valës së të nxehtit që goditi Siçilinë, ka pasur edhe në disa pjesë të Palermos, kryeqytetit të ishullit.

Për shkak të këtyre problemeve u mbyll përkohësisht edhe zyra rajonale e punës. Zona përreth qytetit bregdetar të Trapanit, si dhe provincat në pjesën qendrore të Sicilisë, u prekën gjithashtu nga i nxehti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori