LAJMI I FUNDIT:

Si udhëtoi avioni i Lavrovit për në Shkup pasi Bullgaria mbylli hapësirën ajrore për shkak të Zakharovës

Si udhëtoi avioni i Lavrovit për në Shkup pasi Bullgaria mbylli hapësirën ajrore për shkak të Zakharovës

Avioni me të cilin po udhëtonte ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u detyrua të fluturonte mbi Turqi dhe Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut, pasi Bullgaria nuk lejoi që ai të kalonte mbi hapësirën e saj ajrore.

Bullgaria tha se leja paraprake e dhënë në mënyrë specifike thoshte se avioni i delegacionit rus, në krye me Lavrovin, nuk duhej të kishte persona të sanksionuar nga Bashkimi Evropian për shkak të luftës së paprovokuar ruse ndaj Ukrainës.


Në orët e para të 30 nëntorit, Lavrov arriti në Maqedoni të Veriut për të marrë pjesë në një samit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e akuzoi Bullgarinë për “budallallëk” për shkak të vendimit të Sofjes për të mos lejuar avionin e Lavrovit të kalonte mbi hapësirën bullgare.

Paraprakisht, Shkupi dhe Sofja pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, me qëllim që Lavrovit t’i mundësohet pjesëmarrja në samit.

Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së
Lexo po ashtu Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së

Zakharova, që është nën sanksione të BE-së, tha se prania e saj në bordin e avionit ishte arsyeja që Bullgaria refuzoi kalimin mbi hapësirën e saj.

“Ky budallallëk i rusofobisë arriti deri në pikën, që për herë të parë në historinë tonë, autoritetet të ndalojnë jo avionin, por personin që gjendet në të”, shkroi ajo në Telegram, duke sugjeruar se Rusia mund të vendosë ndalesa të ngjashme të fluturimeve “për mijëra funksionarë të NATO-s”, dhe tha se Bullgaria “krijoi një precedent të rrezikshëm”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë arsyetoi moslejimin e kalimit të avionit të Lavrovit mbi hapësirën bullgare:

“Leja i është dhënë ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup dhe është përfshirë në përjashtimet nga zbatimi i regjimit të sanksioneve të BE-së ndaj tij. Leja e dhënë nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë edhe persona të sanksionuar, sipas ligjit në fuqi të BE-së, që shprehimisht thuhet në përgjigjen e palës bullgare”, u tha në reagimin e MPJ-së bullgare.

Lavrov në Shkup ka ardhur përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk e ka lejuar fluturimin për shkak të Zakharovës
Lexo po ashtu Lavrov në Shkup ka ardhur përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk e ka lejuar fluturimin për shkak të Zakharovës

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj fluturimeve ruse për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Pjesëmarrja e Lavrovit në samitin dyditor në Shkup ka shkaktuar reagime të shumta, dhe kundërshtarët e pranisë së tij kanë thënë se Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit, po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.

Në mbrëmjen e 28 nëntorit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, morën pjesë në një darkë joformale në Shkup.

Ata më pas u larguan nga Maqedonia e Veriut, duke shmangur kështu praninë e tyre në një ngjarje ku merr pjesë edhe Lavrovi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk bëri komente tjera rreth takimit të Këshillit të Ministrave të OSBE-së dhe pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në të.

Por, komente mbi pjesëmarrjen e diplomatit rus bëri përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, gjithashtu pjesëmarrës në darkën joformale të Këshillit Ministror të OSBE-së.

Borrell tha se “ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit”.

Takimi dyditor i Këshillit Ministror të OSBE-së është ngjarja më e madhe diplomatike që është zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori