LAJMI I FUNDIT:

Si u vlerësuan maturantët e Maqedonisë këtë vit?

Si u vlerësuan maturantët e Maqedonisë këtë vit?

Rezultatet e maturës shtetërore tashmë kanë përfunduar. Ka rritje të ndjeshme në krahasim me vitin paraprak.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se rezultatet janë të mira dhe tregojnë se kanë përparim në krahasim me vitet tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Nota mesatare e rezultateve të arritura është 3.47 ndërsa në disa lëndë ka përmirësime te nxënës kurse te një pjesë më e vogël është vërejtur rezultat më të ulët”, tha Ademi.

Sipas tij ka përmirësim te gjuha amtare, në matematikë dhe në gjuhën angleze. Vlerësimi mesatare në gjuhën amtare maqedonase është 3.69, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 3.66, që ka një rritje të ndjeshme. Edhe te vlerësimi i gjuhës amtare shqipe ka një rritje të ndjeshme ne 3.85 për dallim të vitit të kaluar ku ishte 3.81.

Nota mesatare në matematikë është me rezultatet më të mira në tre vitet e fundit, ndërsa nota mesatare në matematikë, sipas ministrit Ademi, është 3.65.

Nota mesatare e gjuhës angleze si gjuhë e huaj është 3.07 që shënon një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar.

Biznesi, historia dhe biologjia kanë rënie të vogël ndërsa këtë vit në testin e maturës kanë marrë pjesë 15.553 nxënës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori