LAJMI I FUNDIT:

Si t’i zgjeroni xhinset

Si t’i zgjeroni xhinset

I keni larë xhinset, por kur janë tharë, më nuk keni mundur t’i vishni?

Mos u brengosni. Me pak durim dhe shkathtësi lehtë do ta zgjidhni këtë problem.


– Për t’i zgjeruar sado pak xhinset teksas të cilat janë “zvogëluar”, spërkatni me ujë në vendet të cilat dëshironi t’i zgjeroni dhe shtrini xhinset në dysheme, transmeton Telegrafi.

– Qëndroni apo uluni në skajet e xhinseve apo në bel, dhe me duar shtrini pjesët të cilat janë zvogëluar derisa të arrini efektin e dëshiruar.

– Lërini xhinset të thahen gjatë natës dhe jini të sigurt që në mëngjes më lehtë do t’i vishni dhe mbërtheni. 

/Telegrafi/