LAJMI I FUNDIT:

Si t’i largoni insektet me erë të keqe me dy përbërës natyralë

Si t’i largoni insektet me erë të keqe me dy përbërës natyralë
(Foto: Pexels/Healthline)

Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë insekte zvarriten në shtëpitë tona për të gjetur një vend më të ngrohtë për të hibernuar.

Midis tyre është insekti me erë të keqe – stema (Palomena prasina), i cili megjithëse është i padëmshëm, shumëkush e konsideron ndër insektet më të urryera.


Siç sugjeron edhe emri, ky insekt lëshon një erë shumë të pakëndshme që është e pamundur ta heqësh qafe për orë të tëra.

Këtë erë specifike e lëshojnë nga gjëndrat e vendosura në pjesën e poshtme të gjoksit dhe vetëm kur ndihen të kërcënuar, për ta larguar armikun prej tyre dhe kjo taktikë shpesh ka sukses.

Keni parë kacabunj në shtëpinë tuaj? Mund të shpëtoni prej tyre me tri mënyra të thjeshta
Lexo po ashtu Keni parë kacabunj në shtëpinë tuaj? Mund të shpëtoni prej tyre me tri mënyra të thjeshta

Prandaj, mos i largoni kurrë me duar dhe mos i shtrëngoni shumë që të mos ndjejë se është në rrezik dhe të lëshojë erë të keqe.

Këto insekte nuk do t’ju mërzitin nëse i lini të qetë. Zakonisht fshihen diku dhe vdesin deri në pranverë kur do të largohen vetë. Megjithatë, nëse hyjnë në shtëpi në numër të tepruar, atëherë ka disa truke për t’i penguar ta bëjnë këtë.

Stemat ikin nga aroma e nenexhikut, ndaj armatosuni me këtë bimë ose vajin e saj esencial. Nenexhikun mund ta mbani në kavanoza në dritare dhe ballkone, ajo do të lëshojë një aromë që do t’i mbajë insektet larg shtëpisë tuaj.

Atyre nuk u pëlqen as era e hudhrës. Përgatitja është e lehtë për t’u bërë dhe gjithashtu do t’i mbrojë bimët tuaja nga sulmet e këtyre insekteve. Zieni 100 gramë hudhër të grirë në një litër ujë, ftoheni dhe hollojeni lëngun me ujë në raport 1:10. Spërkatni zonat kritike dhe insektet me erë duhet të largohen. /Telegrafi/