LAJMI I FUNDIT:

Si t’i ktheni gjërat e vjetra në të reja? (Foto)

Si t’i ktheni gjërat e vjetra në të reja? (Foto)

A jeni ndjerë ndonjëherë e frustruar se përse nuk mund t’i ktheni gjërat e vjetra në të reja përsëri? Epo ka shanse që ka mënyra se si t’i përballoni këto probleme, ju vetëm nuk e keni ditur sekretin.

Më poshtë do të gjeni disa zgjidhje të testuara:


1.       Dërrasa e gatimit – Pastroni dërrasën me një sfungjer dhe përzieni me lëng limoni dhe kripë.

2.       Tenxhere bakri – që të duken më të reja përsëri, përdorni kripë dhe uthull derisa i lani.

3.       Tabaka për pjekje (tepsi) – përdorni një pastë të bërë nga peroksid hidrogjeni dhe soda bikarbonate. Përhapeni pastën në tabaka dhe lëreni për 30 minuta, pastaj shpërlajeni.

4.       Pllakat – Pastroni zonën mes pllakave duke përdorur zbardhues. Përzieni me ujë në përpjesëtim 1:1, mos harroni të hapni dritaret përderisa e pastroni.

5.       Atletet e bardha – ju mund t’i bëni atletet tuaja të bardha përsëri duke përdorur zgjidhjet e mëposhtme: një lugë çaji të shampos për enë, tre lugë peroksid hidrogjeni dhe dy lugë sode buke.

6.       Lëkura e mobilieve – Fshini gërvishtjet në divanin tuaj me vaj ulliri duke përdorur pambuk. Le të thahet vaji për një orë. Në qoftë se gërvishtja është ende e dukshme, përsëriteni procedurën.

7.       Peshqirët e mëndafshit – për të rikthyer butësinë e peshqirëve të mëndafshit, shpërlajini ata në ujë të kriposur pasi t’i lani.