LAJMI I FUNDIT:

Si t’i japim fund kumarit?

Si t’i japim fund kumarit?

Duke e parë trendin negativ të shtimit të vendeve për bixhoz, Telegrafi ka filluar iniciativën që të plasojë artikuj edukues dhe informues rreth këtij problemi që dita ditës, po shndërrohet në dëm shoqëror.

Çdo medium i madh, përveç informimit e ka për detyrë që lexuesve të ju mundësojë edhe edukimin si mundësi për zhvillim. Për këtë Telegrafi në vazhdimësi do të shkruaj rreth këtij problemi, duke e theksuar çdo segment me të cilin mund të ndikohet pozitivisht për edukim dhe parandalim.


Për shumë kumarxhi, sfida më e madhe nuk është dhënia fund kumarit, por rimëkëmbja ose angazhimi për të qëndruar larg kumarit. Interneti e ka bërë kumarin shumë më të lehtë për qasje, njëherit më vështirë për t’i ikur rikthimit në varësi.

Kazinot virtuale dhe bastoret janë të hapura tërë ditën dhe për secilin me telefon të mençur ose që ka qasje në kompjuter. Mirëpo, rimëkëmbja nga varësia e kumarit ose problemet e kumarit është e mundshme nëse qëndroni në shoqëri të njerëzve të cilëve u jeni mirënjohës, anashkaloni mjediset tunduese dhe faqet e internetit, dorëhiqeni nga kontrollimi i financave tuaja (të paktën fillimisht), dhe gjeni aktivitete të shëndetshme për të zëvendësuar kumarin në jetën tuaj.

Ndjenja e shtytjes për kumar është normale, por pas zgjidhjeve më të shëndetshme dhe ndërtimit të rrjetit të fuqishëm të mbështetjes, rezistenca ndaj nostalgjisë do të jetë më e lehtë. Prandaj, kur të ndodh kjo:

-Anashkaloni izolimin. Telefononi një familjar të besueshëm, takoni një mik për kafe, ose shkoni në takim të ndonjë organizate që merret me luftimin e varësisë nga kumari.

-Lëre kumarin për më vonë. I thoni vetes tuaj se do të pritni pesë minuta, 15 minuta, ose një orë. Derisa pritni, dëshira për kumar mund të largohet ose të dobësohet mjaftueshëm për ta rezistuar.

-Parafytyroni se çfarë do të ndodhë nëse dorëzoheni ndaj shtytjes për kumar. Mendoni se si do të ndjeheni pasi që të keni humbur të gjitha paratë dhe përsëri e keni zhgënjyer veten dhe familjen tuaj.

-Shpërqendrohuni përmes një aktiviteti tjetër, siç mund të jetë shkuarja në palestër, shikimi i një filmi, ose praktikimi i ushtrimeve relaksuese për të mundur nostalgjinë për kumarllëk.

Përveç këtij lajmi me karakter edukues, në vazhdimësi, Telegrafi do të ju informojë rreth mundësive që ekzistojnë dhe janë të dobijshme për të parandaluar ndikimin e bixhozit në shoqëri. /Telegrafi/