LAJMI I FUNDIT:

Si t’i japësh fund një takimi të keq virtual

Si t’i japësh fund një takimi të keq virtual

Nëse disa javë më parë mund të mbyllje bisedën virtuale me dikë që nuk “të ngjiste” dhe aq, thjesht duke i thënë se po të pret shoqja e ngushtë për të dalë, sot gjërat janë ndryshe

Nuk ke më asnjë arsyetim për t’u larguar nga chat-i atij/asaj me të cilën po njihesh, kështu që, është koha për t’u bërë krijues.


S’ka asgjë të keqe nëse ndodh që takimet virtuale të mos shkojnë mirë. Nëse nuk ndjen kimi që kur e sheh në Face Time apo shakatë e tij/saj s’të bëjnë dhe aq për të qeshur, s’je vetëm.

Si të largohesh duke qenë e sjellshme në të njëjtën kohë?

Kushtoji vëmendje ndjesisë tënde dhe vepro! Në fund të ditës kujto që gjëja më e mirë është të jesh e ndershme me veten dhe rrjedhimisht me të tjerët.

Një takim virtual mund ta përfundosh edhe me elegancë! “Ishte kënaqësi të flisja me ty, por tani më duhet të largohem!”

Kjo përshembull është një mënyrë e lezetshme për t’i lënë të kuptojnë se interesi yt s’shkon më larg. Mos e stresoni veten duke i rreshtuar qindra arsyetime.

Nëse doni të shkoni, falënderojeni për kohën dhe mirupafshim!

Në rast se ata ngulmojnë për një tjetër takim virtual meqë ndodhemi në kushtet e distancimit social, është koha për t’u treguar i ndershëm. S’ka asnjë arsye për të mos u ndjerë rehat. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori