LAJMI I FUNDIT:

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Harroni anëtarësimet e shtrenjta në palestra dhe planet e komplikuara ushqimore – ju mund të digjni kalori kudo dhe në çdo kohë.

Ka shumë ushtrime të lehta të cilat ndihmojnë në humbje të peshës pa pasur nevojë të blini pajisje të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

Të qenurit aktiv nuk ka nevojë të jetë gjë e komplikuar, madje edhe ecja i djegë rreth 100 kalori për 1.3 kilometra te një person mesatar.

Duke bërë ndryshme të thjeshta në stilin e jetesës, siç është përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit, ju mund ta rritni dukshëm numrin e kalorive që i digjni brenda dite.

Intervalet me sprint

Ushtrimet kardio me intensitet të lartë janë një nga mënyrat më efikase për t’i djegur karbohidratet – por nuk keni nevojë të paguani abonim në palestër për ta praktikuar këtë lloj ushtrimi.

Ushtrimet me intervale me intensitet të lartë (HIIT) ju ndihmojnë të ndërtoni qëndrueshmëri, jua rrisin pragun anaerobik dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe yndyrë gjatë dhe pas stërvitjeve.

Intervalet me sprint janë mënyra më e lehtë për të ushtruar sepse nuk e kërkojnë asnjë pajisje të vetme dhe nuk keni fare nevojë të shkoni në palestër.

Me ushtrime sprint (pra vrap të shpejtë), ju mund t’i digjni rreth 400-500 kalori për vetëm gjysmë ore, por ushtrimet me intervale mund ta maksimalizojnë numrin e kalorive që i digjni.

Ndryshe nga ushtrimet e gjata të qëndrueshmërisë, intervalet me sprint ju kërkojnë ta shfrytëzoni forcën maksimale për vrapime të shpejta e të shkurtra me periudha pushimi në mes intervaleve.

Filloni duke i ngrohur muskujt e shpatullave, duarve, këmbëve, nyejve, etj., pastaj filloni sprintin me intervale.

Ekspertët rekomandojnë të vraponi sa më shpejtë që mundeni për 30 sekonda, pastaj 1 minutë e 30 sekonda të ecni ose të vraponi me ritëm më të ngadaltë. /Telegrafi/