LAJMI I FUNDIT:

Si t’i bësh ballë vjehrrës tënde të bezdisshme

Si t’i bësh ballë vjehrrës tënde të bezdisshme

Shumë nuse e kanë të vështirë të vendosin një raport të mirë me vjehrrën

Sido që të jenë rrethanat krijimi i një balance është i rëndësishëm, për të shmangur kështu mëritë dhe zënkat.

Ti nuk ke përse të ta duash me doemos vjehrrën tënde, tek e fundit je martuar me djalin e saj dhe jo me të.

Kështu që përpiqu t’i tregosh edhe bashkëshortit tënd se ti dhe mamaja e tij nuk keni ndonjë marrëdhënie si vajzë e bijë.

Gjithashtu duhet të dish se nuk është nevoja të dalësh jashtë mundësive të tua për t’i bërë qejfin vjehrrës tënde.

Nëse marrëdhënia e mirë me të të kushton shumë mundim dhe përpjekje, atëherë mos syno një marrëdhënie ideale, por normale.

Ah, kjo vjehrra ime!
Lexo po ashtu Ah, kjo vjehrra ime!

Përpiqu t’ia kuptosh vetëkënaqësinë prej nëne. Thjesht mësohu me idenë që sipas saj ajo është nëna më e mirë në botë, që ka rritur fëmijët më të mbarë në botë dhe askush nuk ka për t’ia kaluar ndonjëherë.

Nëse asgjë nuk funksionon atëherë provo të krijosh distancë.

Siç thamë edhe në fillim një marrëdhënie e largët është më e shëndetshme se sa një e tillë plot zënka dhe inate. Dhe nëse as distanca nuk funksionon, përpiqu ta falësh dhe t’ia kalosh gabimet e vogla pa shumë zhurmë.

Në fund të ditës ka rëndësi ajo çfarë ti ke me djalin e saj dhe jo me të. /Telegrafi/