Ktheheni mbasdite nga puna dhe gjeni burrin tuaj me humor të mirë. Jo sepse u gëzua që ju pa, por sepse përpara tij e kishte qenë në shtëpi një tjetër grua. Mamaja e tij. Dhe tashmë? Si do ta përballoni vjehrrën e cila është gati të japë opinionin e saj për të gjitha dhe që ndërhyn në jetën dhe marrëdhëniet tuaja familjare? Dhe nga ana tjetër: Në ç’mënyrë një vjehërr ndërhyn në jetën e çiftit? Dhe sa e keqkuptuar është ajo si person?
Të gjitha këtyre pyetjeve u jep përgjigje një kërkim i bërë nga psikologët e Universitetit Virginia.
Sipas tyre, cilësia e marrëdhënieve burrë-grua tek një çift preket nga cilësia e marrëdhënieve që ekzistojnë midis burrit dhe nënës së tij. Gjithashtu, burrat që janë të ndjeshëm ndaj nënës së tyre, paralelisht demonstrojnë kujdes dhe dhembshuri për gruan e tyre.
Por kjo nuk është e gjithë e vërteta…transmeton Telegrafi.
Udhëzues mbijetese për nuset e dëshpëruara
Hidhjani dorezën vjehrrës
Jo dorezën e boksit, por dorezën e kuzhinës. Me fjalë të tjera, gatuani për të një drekë të mrekullueshme dhe vendosni bashkë me aftësitë tuaja të gatimit (dhe salcë të tipit “të adhuroj mama”) që ta bëni për vete. Kështu do t’a siguroni që djali i saj nuk ha ushqime të gatshme, por gjellë që i ke gatuar me mjeshtëri dhe me duart tuaj. Madje është e këshillueshme që të kërkoni prej burrit t’ju ndihmojë në përgatitjen e drekës. Kështu në qoftë se vjehrra bën ndonjë komentim negativ për gatimet tuaja, atëherë hidhjani “dorezën” dhe i thoni: “Ah, tek ky gatim më ndihmoi edhe djali yt”. (Sukses, për të gjitha)
Si të bëheni vjehrra e përsosur
– Kurrë mos jepni dy herë të njëjtën këshillë.
– Mos u përzieni në vendimet që merr çifti, dhe mos i këshilloni si duhet t’i rritin fëmijët e tyre.
– Mos shkoni orë e minutë në shtëpinë e çiftit. Dhe veçanërisht, lajmëroni për vizitën tuaj në qoftë se nuk doni të gjendeni përpara të papriturave jo të këndshme.
– Ofroni mbështetjen tuaj, por kurrë mos ju bëni presion të pranojnë ndihmën që ju jepni.
Nusja e përsosur
Gjithmonë në prani të vjehrrës suaj duhet të silleni në mënyrë të përsosur me burrin. Kështu e bëni të ndihet mirë nga që shikon se djali i saj është i lumtur dhe se merr nga ju vetëm dashuri dhe kujdes, aq dashuri sa i kishin dhënë edhe prindërit e tij për kaq vite.
Përpara saj duhet të tregoni gjithmonë se keni unitet. Kurrë mos u zini përpara vjehrrës dhe kurrë mos i jepni të kuptojë se nuk funksiononi si një ekip.
Nëse keni ndonjë temë që duhet ta diskutoni me të dhe që ka mundësi të shkaktojë tensione, bisedojeni në fillim me burrin dhe vendosni se çfarë qëndrimi do të mbani.
Të komunikoni shpesh me të
– Tregoni interes dhe respekt gjithashtu. Kujdesuni, që dhe burri juaj të komunikojë me të. Në këtë mënyrë do të flasë me djalin e saj dhe nuk do të ketë ndjesinë se ia keni monopolizuar të birin.
– Që të shmangni vizitat e papritura, bëjani të qartë se duhet t’ju paralajmërojë nëse ka bërë ndërmend të vijë, duke i dhënë shpjegimet e duhura. Psh. i thoni se mund të mos keni arritur të ktheheni nga puna në atë orë.
– Njihuni me vjehrrën tuaj, edhe pse ju duket paradoksale. Po të kërkoni mund të gjeni gjëra të përbashkëta me të.
E dini se…
Amerikanët kanë shpallur në fund të tetorit festën kombëtare të vjehrrës? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Ngjyra e zezë është rikthyer fuqishëm dhe kemi dëshmi
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh
Femrat të cilat duan ta ruajnë pamjen joshëse, duhet t’i lindin vetëm dy fëmijë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE