Doni të krijoni një marrëdhënie besimi me mikun tuaj me katër këmbë? Doni të merreni me hipizëm dhe keni pak frikë nga kjo kafshë me trup të madh? Mos u shqetësoni, kali ka më shumë frikë se ju...
Në fakt, megjithë përmasat e tij të mëdha, gjë që mund t’ju impresionojë, kali është një kafshë shumë nervoze sepse në natyrë ai është pre e grabitqarëve të mëdhenj.
Si t’i afroheni një kali në lëndinë?
Në fakt, është ai që duhet t’ju afrohet… Zgjasni dorën drejt tij, duke e mbajtur pëllëmbën me drejtim nga lart, më poshtë se niveli i hundës së tij dhe thërriteni me zë të ëmbël. Mund të përplasni gjuhën, gjë që tërheq vëmendjen e kalit nga ju…Diçka për të ngrënë mund të ishte edhe ajo diçka bindëse për kalin.
Mos iu afroni kalit fshehurazi nga mbrapa, sepse në këtë mënyrë mund ta frikësoni dhe kali mund të turret përpara, natyrisht duke goditur mbrapa me këmbët e tij të pasme, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme për ju.
Afrojuni nga përpara, pa pushuar për asnjë çast së foluri; sapo të ndjeni një shenjë shqetësimi (veshët ulen, kali ngre kokën anash, shini të bardhën e syve të tij…) ndaloni në vend dhe vazhdoni t’i flisni me butësi…mund të vazhdoni t’i afroheni sapo të ndjeni që kali duket më i qetë.
Natyrisht që sa më shumë të mësohet kali me ju, aq më e lehtë është për ju që t’i afroheni.
Si t’i afroheni kalit në stallë?
Gjithnjë duhet të njoftoni me zë mbërritjen tuaj dhe i flisni kalit me një zë të ëmbël për ta qetësuar. Përpara se të hapni boksin, lëreni t’ju nuhasë pëllëmbën e dorës, zgjatjani pëllëmbën tuaj në drejtim lart, më poshtë se niveli i hundës.
Nëse doni t’i përkëdhelni kokën, filloni gjithnjë nga poshtë, sepse nëse ia vini dorën mbi kokë pa e paralajmëruar, rrezikoni ta kapni në befasi dhe nervozoni. Pastaj mund të hyni brenda.
Qëndroni sa më shumë në kontakt me kafshën, si me prekje, ashtu edhe me zë. Kjo gjë e siguron, por edhe bën të mundur që ai t’ju përcaktojë në hapësirë.
Kur ndodheni pranë kalit, mos vini kurrë gjurin në tokë. Duhet të jeni gati për gjithçka, madje edhe të merrni arratinë. Mos iu afroni kurrë kalit nga mbrapa.
Kafshët grabitqare veprojnë në këtë mënyrë, kështu që ju nuk do të dëshironit që kali t’ju ngatërronte me armikun e tij më të madh e t’ju shkelmonte me këmbët e pasme.
Duhet ta dini, që edhe kali që ju e njihni që prej shumë vitesh dhe tek i cili keni besim të plotë mund të ketë reagime të paparashikueshme nga frika. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë