LAJMI I FUNDIT:

Si të zgjidhni dhe të ruani rrushin

Si të zgjidhni dhe të ruani rrushin

Sezoni i rrushit është në vlugun e fundit, andaj ia vlen të dihet se si të zgjidhet rrushi më mirë dhe më cilësor në treg dhe si ta përgatisni që në frigorifer të qëndrojë sa më gjatë dhe të qëndrojë i freskët

Rrushi është kokrra, mirëpo është fat që kokrrat e tij janë më të qëndrueshme se pemët e tjera me kokrra.


Me blerje të kujdesshme dhe me depozitim të kujdesshëm mund t’ia zgjasni afatin e përdorimit, shkruan Lifehacker, përcjell Telegrafi.

1. Si të zgjidhni rrushin

Në fillim shikoni kërcellin. Duhet të jetë i gjelbër dhe fleksbil, ndërkaq kokrrat duhet të qëndrojnë fortë në të. Shmangni rrushin në të cilin kokrrat janë të rrudhura apo në vendin ku bashkohen me kërcellin është shfaqur myku.

Kontrolloni kokrrat

Do të duhej të jenë të forta dhe të mbahen në kërcell. Kokrrat të cilat janë shkrirë në qese apo në ambalazh tjetër janë bazë për zhvillim të mykut dhe kalbjes. Rrushi i kuq apo rrushi i zi duhet të kenë ngjyrë të errët dhe të njëtrajtshme, derisa kokrrat e gjelbra duhet të kenë një nuancë pak më të verdhë.

Gjithashtu, kokrrat do të duhej të duken sikur janë të derdhura me pluhur të butë ngjyrë të argjendtë, sepse kjo mbron nga insektet dhe bakteret dhe mbron lagështinë e kokrrave. Ai shkëlqim fillon të zbehet kur rrushi vilet, andaj kini parasysh që sa më shumë shkëlqim do të thotë rrush më i freskët.

2. Si të ruani rrushin

Menjëherë pas arritjes në shtëpi përgatitni në një enë e cila ka mjaft ajër apo në qese gjysmë të hapur për ngrirje. Mbajeni në frigorifer në sirtarin e perimeve i cili është i lagësht, por jo edhe i lagur dhe gjithsesi mbajeni më larg nga artikujt e tjerë me aroma të forta, sepse do t’i thithë ato.

Edhe pse lagështia është e mirë për rrushin, armiku i vërtetë janë pikat e ujit të cilat nxisin zhvillimin e mykut dhe të kalbjes, andaj mos i lani para konsumimit. Vetëm atëherë lani kur nën vrushkullin e ujit të ftohtë dhe lëreni në peshqir letre në mënyrë që të thithë tepricën e ujit.

3. Si ta hani rrushin

Mund ta hani të freskët, ndërsa për shije më të thartë e konsumoni me shtesë kripe. Nëse nuk keni arritur ta konsumoni kur ka qenë më i shijshëm, mos e hidhni.

Rrushin ngrijeni si një pjatë akullore ose e tundni në një tigan si shtesë në pjatën e djathit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori