Sistemi më i mirë për të zbuluar nëse ai është i dashuruar e do të bëjë gjëra serioze është të vëzhguarit me kujdes i sjelljes së tij.
Le të shohim cilët janë sinjalet pozitive dhe ato negative, transmeton Telegrafi.
Ju do nëse:
* Kërkon të kalojë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me ju. Është e qartë se nëse ndonjëherë dëshiron të dalë edhe me miqtë e tij kjo nuk do të thotë asgjë.
* Nuk ka vështirësi të mëdha t’ua përsërisë hera-herës se ju dashuron dhe ju ka xhan. Përkundrazi nëse do ju duhet t’ia nxirrni me pinca ose në e thotë vetëm nëse e gudu1isni, nuk është shumë i dashuruar.
* Ju telefonon dhe ju kërkon shpesh, nëse shkon jashtë qytetit ose jashtë shtetit dhe kujtohet për ju, të paktën për t’ju thënë natën e mirë.
* Është mirë me ju, ndjehet rehat dhe mes jush ka dialog.
* Do t’ju shikojë shpesh në sy. Dashnorët e vërtetë adhurojnë, të humbasin te sytë e njëri-tjetrit.
* I pëlqen t’u prekë, t’u përkëdhelë, t’u bëjë mijëra ledhatime e llastime. Kush nuk është i dashuruar, e ka mendjen vetëm tek seksi e tregohet i dashur vetëm kur bën dashuri.
* Në raste të rëndësishme ju bën dhurata të bukura, nëse s’janë të kushtueshme janë të paktën të kërkuara.
* Kur qëndron shumë ditë jashtë qytetit ose shtetit, kur kthehet mezi pret që t’ju përqafojë e sapo vjen ju telefonon e ju kërkon të takoheni sa më shpejt.
* Pasi keni bërë dashuri nuk e bën çdo gjë shpejt e shpejt e nuk kërkon të iki sa më parë nga ju. .
* Është i zoti të sakrifikohet për ju, ju këshillon zgjedhje që ndonjëherë mund të jenë edhe në disfavorin e tij.
* Kur nuk është me ju hera-herës ju mendon, më pas kur ju sheh ju thotë se e ka pasur mendjen tek ju dhe ju ka ëndërruar.
Janë sinjale negative:
* Nëse i vjen turp ta shohin me ju e nuk ju prezanton kurrë me miqtë e tij.
* Nuk ju flet kurrë për martesën, nuk bën kurrë projekte për të ardhmen tuaj. Flet për shtëpinë dhe për familjen vetëm nëse argumentin e ngrini ju.
* Nëse nuk i besoni as edhe sinjaleve ose nuk dini t’i interpretoni mirë, gjithmonë mund ta vini nën provën e zjarrit. Bëheni që ta joshë një mikja juaj shumë seksi dhe shihni nëse do të bjerë në rrjetë.
Kujdes, duhet të jetë një vajzë tek e cila ju besoni shumë, përndryshe mund të fillojnë të shkojnë në shtrat pa dijeninë tua. Me një të goditur keni humbur të fejuarin dhe miken tuaj më të mirë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mami! Po më dhemb koka!
Si të përdorni në mënyrën e duhur serumet e fytyrës
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës
Kur është koha që fëmija të hajë vetë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj