LAJMI I FUNDIT:

Si të veproni që tenjat të mos jua shkatërrojnë gardërobën: Mbrojtja më efikase natyrale nga dëmtuesit!

Si të veproni që tenjat të mos jua shkatërrojnë gardërobën: Mbrojtja më efikase natyrale nga dëmtuesit!

Pa marrë parasysh a e keni bartur ndonjë rrobë vetëm një herë, para se ta fusni në dollap, patjetër lajeni.

Njollat e padukshme nga dezodoranti apo vera e bardhë janë burim i vërtetë ushqimi për tenjat.


Para larjes kontrolloni të gjithë xhepat që rastësisht të mos kini lënë ndonjë karrem për tenjat, transmeton Telegrafi.

Tenjat i tërheq nishesteja, prandaj në rroba dhe në çarçafë, të cilat nuk do t’i përdorni në një afat të shkurtër, më mirë mos qitni nisheste.

Materialet e buta dhe të brishta çoni në pastrim kimik. Mirëpo, në dollap vendosni në “këmishët” mbrojtëse plastike apo të najlonit, në të cilat i merrni nga pastrimi kimik.

Rrobat nuk mund të marrin “frymë” në plastikë, prandaj nëse në to rastësisht hasni tenja, ato do të kenë kushte ideale për t’u shumëzuar. Plastika e përpunuar mund të lirojë edhe gazra për shkak të të cilave materialet e shndritshme mund lehtë të zverdhen.

Dollapi në të cilin keni planifikuar t’i vendosni rrobat e sezonit – më parë ajrosni mirë, pastaj fshini. Rrobat ndani sipas llojit të stofrave.

Penjtë nga mëndafshi, leshi, gëzofi dhe lëkura janë ushqim natyral i tenjave. Prandaj duhet t’i ndani nga penjtë bimorë (pambuku, liri dhe mëndafshi industrial) në një dollap tjetër apo në thasë me vakum në mënyrë që t’i mbroni mirë.

Menta e freskët dhe rozmarina me aromë të fuqishme do t’i mbajë sa më larg tenjat nga rrobat tuaja të preferuara, ndërkaq rozmarinën mund ta thani dhe ta mbani në qese stofi.

Meqenëse druri në vete përmban thartirën të cilën e liron në sasi të vogla mund t’i dëmtojë rrobat të cilat në dollap druri qëndrojnë më gjatë se gjashtë muaj. Prandaj, ekspertët këshillojnë që t’i mbështillni në pëlhurë pambuku. Kutitë plastike gjithashtu janë të mira.

Cedrin ndërrojeni çdo gjashtë muaj

Cedri ka aromë jashtëzakonisht të rëndë nga e cila tenjat ikin. Efikase është qoftë në formë xheli, qeskave apo kubeve. Nevojitet ta ndërroni çdo gjashtë muaj.

Aroma e rëndë e kokrrave nuk mund të eliminohet

Kokrrat kundër tenjave nuk i rekomandojnë ekspertët. Hulumtimet kanë treguar që janë të helmueshme, ndërkaq aroma e rëndë e tyre është e pamundshme të eliminohet nga dollapi.

Rrobat e rënda ruani në pëlhurë pambuku apo në kuti

Jorganët, mbulesat dhe rrobat e rënda siç janë pulovrat nga leshi i dhive të Kashmirit dhe fustanet e mbrëmjeve palosni dhe ruani në pëlhurë pambuku, sepse në to ajri lehtë qarkullon.

Edhe kanella dhe limoni janë mbrojtje natyrale

Livanda e thatë, rozmarina, menta, zhumbrica, kanella, cedra dhe lëvoret e thata të limonit kanë aromë intensive dhe i mbajnë larg tenjat.

Qesen kundër tenjave mundeni vetë ta bëni nëse mbështillni në leckë të thatë apo në fashë rozmarinë të thatë dhe mentë në përpjesëtim të barabartë.

Është efektive edhe qesja me rozmarinë

Mbrojtje nga tenjat do të bëni nëse përzieni pak livandë, rozmarinë, xhenxhefil dhe shumë pak lëvore të thata limoni dhe i lidhni në një qeskë.

Njësoj mund të veproni edhe me pak livandë, lëvore limonësh të thatë dhe degëza kanelle. Tenjat do të ikin edhe nëse mbështillni vetëm njërin nga këta përbërës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori