Pushimet janë koha ideale por ekuilibri jetë profesional-jetë personale është i ndryshëm për këdo. Nëse keni qëllim të punoni gjatë pushimeve, kjo është mënyra se si ta bëni.
Pushimet janë menduar si një periudhë për të qëndruar larg punës, por pjesa më e madhe nuk arrin ta bëjnë një gjë të tillë. Një studim i faqes së karrierës Glassdoor, gjeti se 66 për qind të amerikanëve punojnë gjatë ditëve të pushimeve, ndërsa sipas kompanisë Randstad US, 53 për qind e punëdhënësve presin që pjesëtarët e ekipit t’u përgjigjen mesazheve gjatë ditëve të pushimeve.
Profesoresha e sjelljes organizative në Babson College, Danna Greenberg, thotë se lundrimi me sukses mes punës dhe jetës private është i ndryshëm për çdo person dhe çështja nëse duhet të punosh ose jo gjatë ditëve të pushimeve nuk duhet parë si e prerë me thikë.
“Kam punuar me disa persona që më kanë thënë se kontrollimi i postës elektronike në një moment të caktuar të ditës i ndihmon të qëndrojnë të informuar rreth çështjeve më të rëndësishme dhe të shmangin stresin e kthimit në punë të hënën në mëngjes me një mal punë për të bërë dhe emailët për të kontrolluar. Disa njerëz marrin kënaqësi nëse e përdorin një pjesë të kohës së tyre të pushimeve të mendojnë rreth çështjeve të mëdha strategjike, duke lexuar artikuj apo libra që lidhen me punën, apo duke menduar rreth zhvillimit të tyre profesional”, thotë Greenberg, përcjell Telegrafi.
Kur vendosni të merrni punën në udhëtimin tuaj, Greenberg këshillon t’i bëni vetes tri pyetje.
1. Punoj gjatë pushimeve pasi kam frikë se ekipi apo bashkëpunëtorët e mi nuk do ta bëjnë punën aq mirë kur unë të mos jem? Nëse përgjigjja është “po”, kjo është një kambanë alarmi e mikromenaxhimit dhe nënkupton se ju keni nevojë të ndryshoni mënyrën se si i drejtoni punëtorët tuaj.
2. Punoj gjatë pushimeve pasi shefi apo klientët e mi nuk më japin hapësirën e nevojshme për t’u shkëputur nga puna? Nëse përgjigjja është “po” dhe të punuarit gjatë pushimeve krijon stres, atëherë duhet të mendoni se si të rinegocioni apo të ndryshoni pritshmërinë që puna ka rreth gatishmërisë suaj.
3. A po ju rrëmben puna gjatë pushimeve mundësitë për t’u çlodhur, për të rifituar energji, për të kaluar kohë me njerëzit e dashur apo për të vizituar vende të reja?
“Një pjesë e qëllimit të pushimeve është që na hapin sytë drejt vendeve të reja, njerëzve të rinj, ideve të reja”, thotë Greenberg.
Ato i japin mendjes dhe trupit tonë një pauzë dhe mundësinë për t’u kthyer në punë me më shumë energji pozitive. Nëse përgjigjja e kësaj pyetje është “po” atëherë nuk ia vlen t’i merrni pushimet dhe duhet të mendoni të ndryshoni punën apo sasinë e punës që bëni gjatë pushimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre