LAJMI I FUNDIT:

Si të veproni nëse e shihni një qen që ka ngecur në veturë të nxehtë

Si të veproni nëse e shihni një qen që ka ngecur në veturë të nxehtë

Me temperaturat e larta që po mbizotërojnë së fundmi, është shumë e rëndësishme që pronarët e qenve të kujdesen për kafshët e tyre gjatë udhëtimeve apo shëtitjeve të ndryshme.

Në shtetet tjera janë të shumta rastet ku njerëzit e telefonojnë policinë për t’i paraqitur rastet kur njerëzit i lënë kafshët e tyre të ngujuara në vetura të nxehta, transmeton Telegrafi.


Ekspertët e kafshëve rekomandojnë që të reagoni nëse hasni në një qen të vetmuar i cili ka ngecur në një veturë të nxehtë.

Sipas ekspertëve, kur është vetëm 22 gradë Celsius jashtë, temperatura e veturës mund të rritet deri në 47 gradë celsius brenda një ore.

Prandaj, ja si duhet të reagoni në raste të tilla:

Shikoni reagimet e qenit

Fillimisht duhet të shihni nëse qeni është duke shfaqur shenja të cilat tregojnë se është duke pasur problem me kontrollim të temperaturës së trupit.

Shenjat më të qarta përfshijnë gulçimin e rëndë, jargëzimin e tepërt, vjeljen ose përgjumjen.

Nëse besoni se qeni është në gjendje serioze të vuajtjes, atëherë menjëherë kërkoni ndihmë profesionale.

Kërkimi i ndihmës profesionale

Nëse e keni vërejtur se qeni është duke vuajtur brenda veturës së nxehtë, atëherë thirrni policinë dhe kështu policia mund të reagoj në mënyra të ndryshme.

Thyejeni veturën

Nëse vendosni ta thyeni veturën për ta shpëtuar një qen nga nxehtësia, atëherë keni parasysh se jeni të rrezikuar të gjobiteni nga policia, madje edhe mund të paditeni.

Dhurojani ndihmën e shpejtë

Fillimisht sigurohuni se qeni është vendosur në një vend të freskët dhe nën hije.

Pastaj, hidhni ujë qenit. Por, uji duhet të jetë i freskët dhe jo i ftohët.

Jepni qenit sasi të vogla të ujit për t’i pirë dhe vazhdoni ta freskoni me ujë ose letra të lagura derisa frymëmarrja e tij të ngadalësohet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori