LAJMI I FUNDIT:

Si të shkëlqejnë mobiliet e drunjta

Si të shkëlqejnë mobiliet e drunjta
wood furniture polish in Karachi

Receta më e mirë natyrale të cilën mund ta përdorni që mobiliet tuaja të duken si të reja bëhet me vetëm dy përbërës

Ata janë vaji i ullirit dhe lëngu i limonit, transmeton Telegrafi.


Mobiliet tuaja nga druri do të marrin shkëlqim tërësisht të ri me ndihmën e këtyre dy përbërësve të cilët me siguri i keni në shtëpi.

E gjitha që duhet të bëni është që të përzieni dy lugë vaj ulliri me dy lugë lëng limoni dhe t’i tundni mirë në një enë.

Qitni në leckë këta përbërës dhe lustroni mobiliet. Lëreni që druri të thithë rreth 10 minuta dhe pastaj sërish kaloni me leckë të pastër sipërfaqet e lyera.

Ky vaj nuk ngjitet dhe nuk ka aromë por edhe këta dy përbërës janë të shëndetshëm, ashtu që nuk keni arsye të brengoseni se a do të thithin familjarët ndonjë materie të dëmshme.

Ky kombinim do t’i pastrojë mobiliet tuaja por edhe do t’i ushqejë.

Krahas kësaj, vaji i ullirit është përbërës i dobishëm për mbulim të gërvishtjeve të imëta në mobilie. /Telegrafi/