LAJMI I FUNDIT:

Si të punohet drejt – si të qëndrojmë ulur para kompjuterit

Si të punohet drejt – si të qëndrojmë ulur para kompjuterit

Pozita jo e mirë gjatë uljes para kompjuterit mund të rrezikojë shëndetin tuaj!

Pjesën më të madhe të jetës e kalojmë duke qëndruar ulur, posaçërisht në këtë kohën e kompjuterëve, andaj është shumë me rëndësi të mësohemi të ulemi drejt, transmeton Telegrafi.


Njëri nga gabimet më të shpeshta të cilat i bëjmë kur ulemi është kur provojmë të ulemi në mesin e karriges. Drejtë është kur ulemi deri në fund të karriges, thonë ekspertët që merren me këtë çështje.

Tani shumicën e kohës e kalojmë duke punuar në kompjuter, që është një aktivitet që nëse qëndrojmë ulur në mënyrë jo të drejtë, mund të rrezikojmë tërë shëndetin.

Kur është fjala te shëndeti, kryesorja është të mbajmë drejt i trupin. Është me rëndësi aq sa edhe ushqimi i drejtë dhe i rregullt, ushtrimet trupore apo gjumi i mirë.

Mbajtja jo e drejtë e trupit mund të shkaktojë dhembje në qafë, në krahë, në shpinë, por mund të shkaktojnë edhe dhembje koke, andaj do të ndikojë negativisht në funksionimin e sistemit të tretjes, sistemit nervor, neurologjik, të mushkërive dhe të sistemit kardiovaskular.

Sot njerëzit kalojnë më shumë kohë duke punuar në kompjuter se para 20 vjetësh. Pikërisht për këtë po ju japim disa këshilla se si të qëndrojmë drejt para kompjuteri në punë, në shkollë dhe në shtëpi:

Kufjet: Nëse flisni shpesh në telefon dhe në të njëjtën kohë shkruani të dhënat në kompjuter, mund të përdorni kufje në vend të mbajtjes së telefonit ngjeshur pas veshit. Provoni disa lloje të ndryshme derisa të gjeni kufjet më të mira.

Mbështetëse kyçi: Për të minimizuar shtypjen në kyçe dhe për të parandaluar deformimin e tyre përdorni mbështetëse kyçi. Mbajini duart sipër mbështetëses së kyçit kur shkruani në kompjuter. Kur të ndaloni së shkruari qetësoni duart dhe pëllëmbët e duarve.

Vend për të mbështetur këmbët: Nëse karrigia është shumë e lartë përdorni një vend për të mbështetur këmbët. Zgjidhni më të përshtatshmin në mes modeleve të ndryshme të mbështetëseve të këmbëve. Provoni t’i qetësoni këmbët mbi një stol të vogël ose mbi disa libra.

Përmasat e tavolinave të punës: Në përgjithësi tavolinat e punës janë 48 cm të thella, 76 cm të gjera dhe 86 cm të larta. Sigurohuni që këmbët, gjunjët të lëvizin lirshëm nën tavolinë.

Largësia nga kompjuteri duhet të jetë në mes 45 dhe 70 cm në varësi të gjatësisë së krahëve tuaj.

Kur shkruani diçka, mbajini kyçet drejt. Mos i sillni herë majtas e here djathtas.

Qëndrimi: Vendosuni në mes të monitorit dhe tastierës. Uluni drejt, mbajini vithet në pozicion horizontal me gjunjët. Ruani nivelin e parakrahëve ose përkuluni lehtë.

Karrigia: Rregulloni lartësinë e karriges. Në këtë mënyrë këmbët do të qetësohen dhe vithet do të qëndrojnë në një nivel me gjunjët. Nëse karrigia juaj nuk ka mbështetëse beli dhe shpine, vendosni një jastëk pas karriges.

Vendi i ‘mouse’-it: Mausin vendoseni në një vend afër tastierës ku mund ta arrini lehtë. Kur përdorni mausin bëni kujdes që kyçet të jenë në një pozicion natyral dhe të rehatshëm.

Vendi i objekteve të nevojshme: telefonin, izolantin, dhe elementë tjerë vendosini afër vetes në një vend të arritshëm. Nëse doni të merrni diçka kur jeni ulur mos u zgjasni por ngrihuni në këmbë.

/Telegrafi/