LAJMI I FUNDIT:

Si do të ndikojë lufta në Ukrainë në çështjen e Kosovës dhe a vlen ende Marrëveshja e Washingtonit, flasin analistët shqiptarë e serbë

Si do të ndikojë lufta në Ukrainë në çështjen e Kosovës dhe a vlen ende Marrëveshja e Washingtonit, flasin analistët shqiptarë e serbë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë nga Prishtina kanë ardhur thirrje për anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian. Analistët shqiptarë e serbë konsiderojnë se kriza ukrainase do të ndikojë në rajon, madje edhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Por, si si do të bëhet kjo, aktualisht është e paqartë.

Dushan Milenkoviq nga Qendra për Dialog Social dhe Iniciativa Rajonale në Beograd, thotë për televizionin serb “N1”, se jemi dëshmitarë të ngjarjes më të madhe gjeopolitike pas rënies së Murit të Berlinit, në të cilën aktorët e tjerë po përpiqen të jenë proaktivë.


“Ne pamë që përveç Ukrainës, e cila, natyrisht, kërkoi anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kemi kërkesa edhe nga Moldavia dhe Gjeorgjia. Kemi disa reagime që po mundohen të klasifikohen në lidhje me këtë moment gjeopolitik, por sa është realiste – mendoj se është shumë larg realitetit”, thotë Milenkoviq, transmeton Telegrafi.

Analistët e komentojnë edhe iniciativën që vjen nga Kosova për anëtarësim në NATO.

“Është mirë të kemi vullnet politik për t’u anëtarësuar në NATO, por është një proces në të cilin fillimisht duhet të jemi të ftuar nga NATO, dhe në anën tjetër katër anëtarë të NATO-s nuk e njohin Kosovën dhe mund ta bllokojnë Kosovën në këtë proces”, tha analistja Donika Emini nga Prishtina.

Emini thotë se njësoj është e lidhur edhe rruga evropiane me dialogun në Bruksel dhe me vendet që nuk e njohin Kosovën.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ditë më parë tha se do të avokojë për hyrjen e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

Serbia vendosi të mos i dërgojë një notë proteste Turqisë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq bisedoi me homologun e tij nga Ankaraja.

“Ditën që do të pranohet [Kosova] në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se e kanë përmbysur marrëveshjen e Washingtonit. Të njëjtën ditë do të mësojnë emrat e shteteve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ne do të vazhdojmë punën tonë”, kishte deklaruar Vuçiq më 7 mars.

Edhe pse moratoriumi i paraparë me marrëveshjen e Uashingtonit ka skaduar në shtator të vitit 2021, qeveria e Kosovës nuk ka iniciuar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, shpjegon Emini, duke shtuar se thirrjet e Prishtinës për NATO dhe BE erdhën si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

“Nëse Kosova aplikon, kurse moratoriumi ka skaduar, besoj se Vuçiq do të nisë një fushatë çnjohjesh, për fat të keq këtu Kosova nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të nis sërish fushatën për njohje dhe të forcojë lidhjet bilaterale me vendet që e kanë njohur Kosovën deri më tani, për të sigurohemi të mos i humbim ato. Por kjo është një luftë në të cilën të dyja palët humbin”, tha Emini.

Ndërsa, Milenkoviq vlerëson se edhe pse administrata e Bidenit i qëndron zyrtarisht marrëveshjes së Uashingtonit, ajo praktikisht ka vdekur.

“Mendoj se gjithçka që do të ndodhë në dinamikën politike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të dialogut, por edhe me aktorët kryesorë të atij dialogu, SHBA-në dhe BE-në, do të jetë diçka e re në raport me këtë krizë dhe ardhjen e administratës së re”, thotë Milenkoviq.

Megjithatë, Milenkoviq thekson se të gjithë aktorët ndërkombëtarë janë të fokusuar në Ukrainë dhe vetëm kur të zgjidhet ajo krizë, do të shohim se si do të reflektohet në dialogun për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori