LAJMI I FUNDIT:

Si të mësohet WEB Zhvillim me metodat Learning-By-Doing?

Si të mësohet WEB Zhvillim me metodat Learning-By-Doing?

Aplikimi i aktiviteteve si vazhdimësi e pjesës teorike të mësuar në studime, ndihmon në rritjen e përqendrimit dhe në lehtësinë e procesit të të kuptuarit.

Kolegji Universum ka filluar ta aplikojë këtë mënyrë ligjërimi falë ideve kreative që po prezantohen nga ligjëruesit e tij, e kjo po duket të jetë mjaft e pëlqyeshme dhe atraktive për studentët sepse po ndikon edhe në rritjen e cilësisë gjatë procesit të të mësuarit.


Visar Xhini dhe Eduard Hoxha, studentë të vitit III në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit Universum, të cilët janë kyçur në tregun e Freelancer dhe AdSense, ndanë para studentëve të vitit të I, përvojat e tyre se si kanë filluar t’i qasen këtij tregu, me qëllim që edhe studentët e vitit të I, të kenë mundësi kyçjeje në këtë veprimtari pasi që, tashmë kanë arritur shkathtësi të mjaftueshme për Web Development në pjesën e Front End.

Aktivitetet e tyre do zgjasin gjatë gjithë kësaj jave, ku studentët e vitit të I, do kenë mundësi të takohen “one to one” me Visarin që t’i hapin llogaritë e tyre në Freelancer, UpWork, Instant Articles dhe AdSense.

Derisa Eduardi, në takimet “one to one” do t’u ndihmojë studentëve t’i implementojnë shkathtësitë e Web Design-it në ueb faqet e tyre, të cilat i kanë zhvilluar në kuadër të lëndës Introduction to Programming and Web Development, përmes platformave HTML, CSS, Java Script dhe Photoshop.

Ky assesi nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, sepse është vërtetuar se këto aktivitete rrisin vetëbesimin e studentëve dhe i fokusojnë drejt zbulimit të aftësive e zhvillimit të potencialeve.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në Facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Universum, Univers i Mundësive.

Artikull i sponzorizuar