LAJMI I FUNDIT:

Si të lani siç duhet një xhaketë me pupla në rrobalarëse: Me këto dy truke, do të duket si e re

Si të lani siç duhet një xhaketë me pupla në rrobalarëse: Me këto dy truke, do të duket si e re

Nuk ka sesi ta prishni!

Nëse nuk jeni të sigurt se si të lani një xhaketë me pupla në rrobalarëse pa e dëmtuar atë, ne ju sjellim një udhëzues!


Të gjithë ata që nuk janë të shkathtë në funksionet e rrobalarëses, kanë frikë se mos i prishin rrobat.

Rëndësi e veçantë i kushtohet xhaketës së dimrit, sepse zakonisht është një model që e veshim prej disa vitesh, nga stina në stinë.

Nëse nuk jeni të sigurt se si ta lani ose keni frikë se mos e dëmtoni, ne ju sjellim një udhëzues të detajuar. Madje edhe nëse përdorni një program larjeje për xhaketat e dimrit, mund të shkaktoni dëmtime, transmeton Telegrafi.

Qoftë kur bëhet fjalë për pupla apo për pambuk sintetik, ato lëvizin gjatë larjes, ndaj në vend që të shpërndahet në mënyrë të barabartë, grumbullohen në një vend.

Këtë mund ta shmangni falë trukeve të thjeshta. Vendosni disa topa tenisi në makinë së bashku me xhaketën.

Numri i rrotullimeve nuk duhet të kalojë 500 deri në 800. Në këtë mënyrë, në xhaketë nuk do të krijohen gunga, por materiali do të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Tharja është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe duhet të bëhet në disa faza. Varni xhaketën e larë në një varëse rrobash dhe rreshtoni mëngët, jakën, skajet dhe xhepat.

Është mirë që xhaketën ta thani në një dhomë të ajrosur mirë dhe të ngrohtë, derisa uji të jetë avulluar plotësisht. Herë pas here përdorni duart për ta “zbutur” xhaketën pak nga poshtë lart dhe tundeni atë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pema nën të cilën nuk duhet të qëndroni edhe kur bie shi: Është më e rrezikshmja në botë

Pema nën të cilën nuk duhet të qëndroni edhe kur bie shi: Është më e rrezikshmja në botë

Kopshtaria
Burgu ku njerëzit shkojnë vullnetarisht: Ata flenë në dysheme dhe paguajnë për gjithçka në fund

Burgu ku njerëzit shkojnë vullnetarisht: Ata flenë në dysheme dhe paguajnë për gjithçka në fund

Çfarë të vizitosh
Një truk për të parandaluar mjegullimin e syzeve sa herë që kaloni nga i ftohti në ambient të ngrohtë

Një truk për të parandaluar mjegullimin e syzeve sa herë që kaloni nga i ftohti në ambient të ngrohtë

Stil
Truku për pastrimin e frigoriferit ngrirës: Një gjë e vogël mund t'ju ndihmojë të hiqni qafe akullin e grumbulluar

Truku për pastrimin e frigoriferit ngrirës: Një gjë e vogël mund t'ju ndihmojë të hiqni qafe akullin e grumbulluar

Bëje vet
Këto tri shenja të horoskopit janë të prirura për t’u bërë sipërmarrëse

Këto tri shenja të horoskopit janë të prirura për t’u bërë sipërmarrëse

Astrologji
A e dini pse nuk preferohet të pini kafe në aeroplan

A e dini pse nuk preferohet të pini kafe në aeroplan

Lifestyle
Kalo në kategori