LAJMI I FUNDIT:

Si ta zgjidhni pallton e vërtetë për veten: Dy kriteret më të rëndësishme! (Foto)

Si ta zgjidhni pallton e vërtetë për veten: Dy kriteret më të rëndësishme! (Foto)

Për fillim, duhet patjetër të kini kujdes për atë se çfarë stili të veshjes preferoni…

Nëse për diçka femrat e duan vjeshtën dhe dimrin, kjo përfundimisht është për shkak të palltove të mrekullueshme, të ngrohta dhe moderne.


Mirëpo, për të blerë pallton e cila ju përshtatet bash juve dhe ju përshtatet mrekullueshëm, patjetër duhet të respektoni dy kriteret më të rëndësishme.

Nëse shpesh vishni xhinse dhe atlete, palltoja le të jetë e modelit të rrafshët. Megjithatë, nëse jeni adhurues i elegancës, zgjidhni pallton e modelit të ngushtë, transmeton Telegrafi.

Kriteri tjetër i rëndësishëm të cilin duhet ta respektoni është ndërtimi i trupit tuaj.

Femrat të cilave natyra ua ka dhuruar figurën e orës së rërës më së miri do të duken të veshura me pallto të cilat vetëm palosen, ndërsa me kollan lidhen përreth belit.

Modeli i këtillë do të theksojë shkëlqyeshëm atunë tuaj më të mirë – belin e hollë. Më shumë se cilado tjetër, do t’ju përshtatet palltoja me gjatësi deri te gjunjët.

/Telegrafi/