LAJMI I FUNDIT:

Si ta ruajmë pozitivitetin çdo ditë: Është e thjeshtë, ndiqni këta tre hapa!

Si ta ruajmë pozitivitetin çdo ditë: Është e thjeshtë, ndiqni këta tre hapa!

Ligji i përpjekjes minimale mbështetet në atë që të arrijmë më shumë dhe të angazhohemi më pak

Një ndër Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit të cilat i studion Deepak Chopra, flet pikërisht për atë dhe quhet Ligji i angazhimit minimal (The Law of Least Effort).


Ky ligj mbështetet në idenë që arrijmë më shumë nëse angazhohemi më pak. Edhe pse tingëllon paradoksale, nëse për këtë ligj mendojmë nëpërmjet parimeve të ruajtjes së energjisë, ai ka kuptim.

Baza e ligjit është që inteligjenca e natyrës është e strukturuar në atë mënyrë që me përpjekje minimale të arrihet maksimumi: lulëzimi i luleve, lumenjtë të cilët rrjedhim, shiu që bie, bari që rritet – çdo gjë lëviz në harmoni dhe bashkë me energjinë universale të dashurisë pa angazhim dhe përpjekje.

Imagjinoni që trupi juaj është bartës i asaj energjie. Te ju është zgjedhja a do ta ruani apo do ta përhapni. Kur na lëvizin frika dhe egoja, shpenzojmë energji të madhe apo madje vendosim bllokada të cilat ndërpresin rrjedhën e energjisë pozitive. Nga ana tjetër, kur veprat tona janë të motivuara nga dashuria, forcën e marrim nga burimi universal i energjisë, transmeton Telegrafi.

Kur i dorëzohemi rrjedhës apo i pranojmë gjërat ashtu siç janë, kursejmë atë energji të vlefshme. Mund të ushtrojmë aplikimin e këtij ligji edhe në jetën e përditshme ashtu që do t’i mësojmë tri gjëra:

1. Ushtrimi i pranimit të plotë. Në vend që të luftoni kundër situatave të cilat nuk i keni për qejfi, vendosni t’i pranoni. Kjo nuk do të thotë që jeni pasivë, por, duke u liruar nga tensioni i luftës së vazhdueshme, jeni të gatshëm të bëni atë që vërtet dëshironi. Gjithashtu, pranimi zvogëlon vuajtjen tuaj e cila lind nga rezistenca ndaj situatës së caktuar.

2. Marrja e përgjegjësive. Mos ia i hidhni fajin të tjerëve dhe rrethanave, por as vetes. Fokusohuni në atë që sot mundeni ta ndërmerrni në mënyrë që të avanconi.

3. Mos u mbroni. Mos e shpenzoni kot energjinë në përpjekjet që të mbroheni apo t’i dëshmoni ndokujt. Bëhuni fleksibël dhe i hapur edhe për mendime të tjera. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori