LAJMI I FUNDIT:

Si ta përdorni tenxheren ekspres: Shmangni rrezikun, gatuani gjellët më të shijshme!

Si ta përdorni tenxheren ekspres: Shmangni rrezikun, gatuani gjellët më të shijshme!

Tenxherja ekspres ka lehtësuar zierjen e gjellëve dhe është bërë aparat i adhuruar në kuzhinë, pa të cilën sot nuk mund të imagjinohet përgatitja e disa mjeshtërive kulinare

Pos që kursen kohën dhe paratë, shpejton procesin e përgatitjes, tenxherja ekspres gjithashtu ruan shijen, aromën dhe vlerat ushqyese të artikujve, transmeton Telegrafi.


Dhe për të qenë dreka nga tenxherja e shijshme, me rastin e zierjes përmbajuni këtyre këshillave:

Përbërësit e gjellës në tenxhere do të duhej të plotësonin dy të tretat e vëllimit, ndërkaq artikujt të cilët krijojnë shkumë (orizi, perimet) vetëm gjysmën.

Kurrë nuk duhet të vendosni tenxheren bosh në shporetin e nxehur. Kapaku patjetër duhet të jetë mirë i mbyllur. Koha e zierjes llogaritet nga momenti kur shfaqet avulli në ventilin sigurues (rreth 10 minuta).

Kur kalon koha e caktuar për përgatitjen e disa artikujve (bishtajoret 8 – 10 minuta, perimet e grira 5 – 10, mishi i viçit 9 – 12, mishi i ngrirë 30-35…), duhet pritur disa minuta që të ulet shtypja në tenxhere dhe vetëm atëherë të hapet.

Natyrisht, çdo prodhues do të theksojë edhe rregulla plotësuese dhe udhëzime të cilave duhet t’u përmbaheni, andaj më së miri është që t’i studioni mirë para se të filloni të zieni artikuj në tenxheren ekspres.

View Post

Edhe disa vërejtje:

Mos e vendosni tenxheren ekspres në furrë të nxehur, sepse mund të dëmtoni pjesët plastike dhe të gomës dhe sistemet e sigurisë.

Para çdo përdorimi të tenxheres ekspres gjithmonë sigurohuni a janë në rregull sistemet e sigurisë, pa kurrfarë dëmtimesh, dhe a janë të pastër. Pjesët shpenzuese të tenxheres ekspres është e domosdoshme rregullisht të zëvendësohen.

Mos përdorni tenxheren ekspres pa lëngje, sepse (për shkak të tejnxehjes) do të dëmtohen elementet e sigurisë dhe të mbylljes, si edhe fundi akuterm i enës.

Mos e hapni tenxheren ekspres me dhunë apo para se të jetë plotësisht e sigurt që presioni i brendshëm ka rënë tërësisht (që i gjithë avulli ka dalë nëpërmjet ventilit).

Mos i prekni sipërfaqet e metalta të enës por përdorni doreza. Nëse është e nevojshme përdorni doreza mbrojtëse.

Para se ta lidhni me burimin e nxehjes sigurohuni a është kapaku i mbyllur mirë.

Kur tenxherja ekspres është nën presion, lëvizeni me kujdes. Para hapjes së tenxheres patjetër hiqeni nga priza. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori