LAJMI I FUNDIT:

Si ta pengoni sulmin histerik

Si ta pengoni sulmin histerik

Kur fëmija qan në mënyrë histerike dhe kërkon diçka, duhet t’i thuhet pikërisht ajo që ai dëshiron ta dëgjojë, këshillon pediatri amerikan, dr. Harvey Karp, autor i librit “Fëmija më i lumtur”

Qëllimi nuk është që t’i lëshoni pe, por që të komunikoni me metodën e tij, në mënyrë që t’ju kuptojë.


– Përsërisni fjalët të cilat fëmija i përdor, duke shfrytëzuar frazat e shkurtra me përsëritje të mjaftueshme dhe duke reflektuar ndjenjat e tij në tonin e zërit dhe shprehjen e fytyrës, thotë doktori.

Nëse fëmijën e sulmon histeria në shitore për shkak se nuk i keni blerë sheqerkën, do të fillojë të bërtasë “Dua! Dua! Dua sheqerkën!” Dhe ju atëherë përsëritni po ato fjalë me tonin e zërit qetësues: Do sheqerkën. Do sheqerkën. Tani”.

Fëmija histerik në afat prej disa sekondash do të qetësohet dhe do ta shikojë personin e rritur me sy pyetës i cili përsërit problemin e tij, transmeton Telegrafi.

Vetëm atëherë do të jetë në gjendje t’ju dëgjojë dhe të pranojë sqarimin tuaj përse nuk ka mundësi në atë çast të marrë atë që dëshiron.

Edhe pse qasja e tillë tingëllon çuditshëm, ajo paraqet versionin e metodës së mirë e të arsyeshme të dëgjimit aktiv të cilin të rriturit e përdorin në komunikimin e përditshëm, posaçërisht në rastet problematike. /Telegrafi/