LAJMI I FUNDIT:

Si ta ngjyrosni dhe dekoroni vetë murin me ndihmën e shabllonit

Si ta ngjyrosni dhe dekoroni vetë murin me ndihmën e shabllonit

Në vend të mureve dhe tapetave njëngjyrëshe, të cilat mund t’i ketë gjithsecili, vetë ngjyrosni muret dhe ofroni shtëpisë suaj një vulë personale

Po ju japin një ide të shkëlqyeshme dhe udhëzime të hollësishme se si me pak angazhim dhe vullnet t’i dekoroni muret e dhomës suaj dhe dhomës së fëmijëve, duke përdorur shabllone të blera apo të bëra vetë.


Artistja Janna Makaeva nga New Jersey, ka zgjedhur për këtë projekt të thjeshtë dhe argëtues “bëje vetë” me motive kaktusesh, ndërsa ju, duke përdorur teknikën e saj të ngjyrosjes, mund të bëni një shabllon sipas dëshirës nga plastika dhe ta zbukuroni hapësirën me dezenë bimësh apo me ndonjë dezen tjetër, transmeton Telegrafi.

Materialet e nevojshme:

• Blini shabllonin
• Ngjitës spërkatës për ngjitje të përkohshme
• Shiriti ngjitës
• Rul sfungjeri për suvatim
• Furça për bojë
• Sfungjeri
• Bojë (ngjyrë jeshile në tre nuanca, e bardhë dhe rozë)

Mënyra e ngjyrosjes:

1. Ngjitni skajet e murit në dysheme dhe në tavan me shirit stofi.

2. Përdorni shabllon të gatshëm apo bëjeni nga një fletë plastike të dimensioneve më të mëdha, ashtu që fillimisht të vizatoni motivin e dëshiruar, pastaj të pritni format me bisturi.

3. Ngjitni shabllonin në mur me ndihmën e shiritit. Mund të përdorni edhe ngjitës në formë spreji në mënyrë që shablloni më mirë të puthitet për mur dhe skajet do të jenë më të theksuara.

4. Me rul aplikoni tri nuanca të ngjyrës së gjelbër në kaktuse, njërën pas tjetrës.

5. Njomeni sfungjerin dhe derisa ngjyra të jetë e lagësht, dhe me lëvizje të lehta kaloni sfungjerin nëpër mur. Në këtë mënyrë do t’i bashkoni nuancat e ndryshme të ngjyrës dhe do t’i bëni kalimet e bukura midis tyre. Sfungjeri gjithashtu do t’i japë cilësi imazhit.

6. Përdorni një furçë boje për të aplikuar bojë rozë në majat e kaktusit.

7. Duke përdorur një furçë më të vogël, lyeni gjembat në kaktus me bojë të bardhë.

8. Pasi të keni mbaruar një segment, qëroni shabllonin, zhvendoseni në pjesën tjetër të murit, duke u kujdesur që të jetë i varrosur me pjesën tashmë të lyer.

Vazhdoni derisa të mbuloni gjithë murin.

Të gjithë procesin e lyerjes së murit mund ta shikoni në video tutorialin e mëposhtëm:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit

Astrologji
Kalo në kategori