Ai më në fund theu akullin dhe ajo ka pranuar ftesën e tij për të dalë një darkë së bashku. Të dy janë pak në mëdyshje: Si do të eci mbrëmja?
Çdo gjë varet nga qëndrimi i secilit: gjëja e rëndësishme është të mos jesh i ndrojtur dhe të jesh spontan. Nëse mendoni që kjo e vërtetë nuk është aq e thjeshtë për tu vënë në praktikë, ja disa këshilla anti-panik, për të mposhtur ankthin e takimit të parë.
Ndër arsyet e ankthit që ndikojnë më shpesh tek çiftet, sidomos gjatë takimeve të para, janë disa mënyra të sjelljes, ose të veshurit dhe zgjedhja e vendit se ku do të shkohet.
Edhe pse loja e joshjes kërkon sjellje që ushqejnë intrigën, sensualitetin, romancën dhe të papriturën, duhet të jesh gjithnjë vetvetja, sepse të jesh autentik është mënyra më e mirë që të pëlqehesh më shumë nga personi që ju intereson, shkruan Huffington Post.
Çfarë sugjerojnë ekspertët për ta minimizuar këtë lloj ankthi?
1. Kjo nuk është një lojë e tipit “të gjitha ose asgjë” – Suksesi i takimit është i rëndësishëm, por jo thelbësor: nëse diçka shkon keq, nuk është një katastrofë dhe nuk është shenjë se gjithçka është e humbur.
Le të ndjehemi të lirë ndoshta edhe për të bërë gabime, po vëmë veten në lojë dhe është normale të mos jesh perfekt!
2. Nuk është e nevojshme të bësh përshtypje medoemos – Le të zgjedhim për takimin tonë një vend, një veshje që janë të njohura për ne. Që tjetri të na pëlqej dhe ti fitojmë zemrën duhet të jemi vetvetja dhe autentik: ankthi i të bërit përshtypje medoemos do të na bëj të ndjehemi të shtirur, të prekshëm dhe të jemi gjatë gjithë kohës në tension.
Është më mirë të frekuentosh vende interesante, ose të vishesh me pak më shumë kujdes, por pa pritur që ky takim të jetë një takim galant: kjo gjë të stërvit për “rolin”, citon Anabel.
3. Le të krijojmë një ide se si është personi që do takojmë – Le të stërvitemi vazhdimisht “për të vënë veshin”, tek frekuenca emocionale e bashkëbiseduesve tanë: për shembull, le të mësojmë të kuptojmë nga sjellja e tyre reagimet emocionale të situatave, pasi do të tregojnë drejtimin dhe tonin që duhet mbajtur.
4. Nuk duhet planifikuar – Realiteti nuk është tamam ashtu siç mund ta kemi imagjinuar dhe një përpjekje e tepruar për të planifikuar çdo gjë, të jep përshtypjen sikur nuk i ke gjërat nën kontroll, duke na vënë kot në ankth.
Kjo gjë gjeneron vetëm ankthin për ndjenjën që nuk i kemi gjërat nën kontroll. Mos harroni, që gjërat e pa planifikuara janë gjithnjë (ose pothuajse) të menaxhueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja
Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe