LAJMI I FUNDIT:

Si ta ftohni verën për tre minuta

Si ta ftohni verën për tre minuta

Verës, pak gjëra ka që mund të krahasohen me një gotë të ndonjë vere të shijshme në mbrëmje kur më në fund ktheheni në shtëpi

Mirëpo, kënaqjen mund ta prishë fakti që në mëngjes keni harruar që atë shishe me verë të bardhë keni harruar ta fusni në frigorifer…


Në rregull, gjithmonë mund të hidhni pak akull, mirëpo kjo nuk është edhe zgjidhje e përsosur, por as vera nuk do të jetë njësoj e ftohur, transmeton Telegrafi.

Prandaj po ju sjellim “trukun” e njërit ndër njohësit” më të famshëm në botë, Brian McClintic, i cili do t’ju ndihmojë që shishen ta ftohni për më pak se tre minuta.

“E gjitha që duhet ta bëni është që shishen “ta zhytni” në ujë në të cilën keni shtuar kube akulli dhe keni qitur mjaft kripë, që do të shkrijë akullin më shpejt, ndërkaq ju do të keni verë të ftohur të gjithën njësoj”, thotë Brian McClintic.

/Telegrafi/