LAJMI I FUNDIT:

Si sillej pushteti i Zogut, me amoralët e kohës së tij?

Si sillej pushteti i Zogut, me amoralët e kohës së tij?

Në kohën e Ahmet Zogu, internimi ishte masa represive ndaj atyre që akuzoheshin për kurvëri, shkelje kurore e trafik prostitucioni.

Më poshtë janë dy dokumente që flasin për ashpërsimin e ligjit edhe për ata që përdornin fejesat e vajzave të tyre të mitura për të përfituar të holla. Dokumenti i parë është i transkriptuar si më poshtë:

“Prefektura Tiranë

Ministrisë së Drejtësisë

Ju njoftojmë se Prefektura e Tiranës, na raporton sesi në bashkinë e kryeqytetit dhe në komunat e qarkut të saj janë vërtetuar raste të bashkëjetesës ilegale, shkelje kurore, më tepër mashtrime me fejesën, me qëllim që të bëhet tregti me femrat, në dëm të moralit dhe të qetësisë publike.

Prefektura e sipërpërmednur, posaçërisht në rastin e fundit, propozon internimin e disa personave si masë më efektive represive, për shkak se gjykimi i çështjeve të paraqitura ndër gjyqet, përveç se vonojnë, ngandonjëherë për mungesë provash dalin të pafajshëm.

Mirëpo, siç duket, meqenëse ligji relativ për fajet asodore, nuk parasheh masa të atilla, ju shkruej Prefekturës me fjalë që t’urdhërojnë organet përkatëse për procedimin e tyre dhe reformimin e akteve të drejtësisë, për t’u bërë ndjekës në bazë të ligjeve sot në fuqi.

Por, me qëllim që gjykimi të përfundojë shpejt dhe dënimi t’i jepet shembullor, në mënyrë që të sjellë efektin e duhur te të tjerët, e shohim të arsyeshme që të bëhet një ndërmjetësim e asaj ministrie pranë prokurorisë së shtetit të Tiranës, por edhe të tjerave për gjykimin më të shpejtë të ngjarjeve siç u tha më sipër.

Ministri  prefekturës Tiranë

Tiranë me 9.12.1930”

/27/