LAJMI I FUNDIT:

Si pushova nga përpjekja për ta ndjekur pop-kulturën dhe si e gjeta artin që vërtetë e doja?

Si pushova nga përpjekja për ta ndjekur pop-kulturën dhe si e gjeta artin që vërtetë e doja?
Ilustrim

Nga: Emma Garland, shkrimtare e specializuar në kulturë dhe në muzikë / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Këto ditë, kur dikush më kërkon të rekomandoj diçka për të parë, për të lexuar ose për të dëgjuar, përgjigjet e mia janë të paparashikueshme. “A mund t’jua zgjoj interesimin për këtë mini-serial 14-vjeçar që ndjek një grup marinsash amerikanë përgjatë 40 ditëve të para të luftës në Irak?” Për këto kohë të vështira, ndoshta paksa “Until Now” – një album përmbledhës i vitit 2012 që përmban hitet më të mëdha bashkëpunuese të supergrupit të vlerësuar Swedish House Mafia?

Nuk e bëj këtë për të qenë e pakëndshme ose nga besim negativ se gjërat “nuk janë aq të mira siç kanë qenë dikur”, që është diçka ekskluzivisht e thënë prej njerëzve që arrijnë një moshë të caktuar dhe vendosin: “Mbarova, vetëm këta filma dhe albume, përgjithmonë në rotacion, dhe po e pres vdekjen.” Jo, kulturalisht jam e pangopur. Për aq sa e kaloj kohën time të lirë duke i kompiluar copëzat e të gjitha këngëve të mia të preferuara nga kolonat zanore të “American Pie”, ka edhe podkaste episodet e të cilave për çdo javë i pres me padurim. Kam mendime për albumin e ri nga Kendrick Lamar (një kryevepër). Pashë edhe serinë “Conversations with Friends”. Në asnjë mënyrë nuk kam hequr dorë nga e reja, por kam hequr dorë nga ndjekja e të njëjtit kurs.

Pak para pandemisë i anulova të gjitha pagesat për shërbimet e transmetimit në internet. Jo për arsye financiare, siç bënë të tjerët më vonë (megjithëse ky sigurisht se është bonus i mirëpritur), por sepse ato kontribuonin në një sëmundje të thellë. Tashmë shumica e njerëzve e njohin ndjesinë e mpirë që ta jep hapja e platformave Netflix, Amazon Prime, Disney+, ose çfarëdo lloj helmi që zgjidhni për çdo mbrëmje kur lëvizni nëpër një bollëk përmbajtjesh para se të vendosni për një episod të serisë që tashmë e keni parë. Me shumë gjasa, një orë qetësie nga fëmijëria juaj – “Seinfeld”, “Gilmore Girls”, “The Simpsons”. Ose kjo ose gravitimi drejt çfarëdo gjëje që atë ditë bën xhiro në Twitter.

I kalova pothuajse tri vjet në këtë mënyrë, derisa nuk fillova me pa një sezon tjetër të “Stranger Things” – një seri e mirë për të cilën nuk kam aspak ndjenja të forta – dhe kuptova se nuk mund të mbaja mend se kur ishte hera e fundit që kam marrë një vendim për veten time. Kultura është forca ime e jetës dhe dola plotësisht nga kjo dashuri meqë e kaloja gjithë kohën duke u marrë me gjërat që nuk më interesonin, thjesht që nuk më bënin të ndihesha si duhet e lidhur me to. Një mal me argëtime të mesme më konsumoi si masa gjigante e mishit në fund të “Akira”-s.

Është sëmundje e zakonshme moderne, duke u ndier e mbytur nga detyrimi për të qenë gjatë gjithë kohës përballë çdo gjëje. Çdo ditë është një “këngë e vitit”, një mikro-tendencë të re, një seri e re krejtësisht në rregull në Netflix që në njëfarë mënyre për muaj të tërë shkakton diskurs në internet. Mediat sociale padyshim se janë të dizajnuara për t’i ndërthurur gjërat; nxitja e formave të caktuara të zbavitjes në mënyrën që nxit edhe ankthin tuaj – më keq se BBC One apo Glastonbury gjatë vikendit. Sigurisht se duhet ta shihni këtë, duhet ta keni një mendim, duhet të mblidheni rreth “ftohësit të ujit” të madh modern që është hashtagu “Emily in Paris”, i cili, nëse e klikoni, fjalë për fjalë do të shfaq miliona njerëz që thjesht bërtasin te njëri-tjetri. Sigurisht që shumicën e kohës e dija çfarë po ndodhte, por me çfarë kostoje?

Kultura gjithmonë ka qenë mënyra ime për ta kuptuar botën. Kjo është ajo që në radhë të parë më detyroi të “shkoja tutje” – mendova se përfshirja në sa më shumë zbavitje që është e mundur, se do të më ndihmonte të përballesha me mentalitetin gjithnjë e më të copëtuar të shoqërisë së këtyre ditëve. Mjerisht, sipas fjalëve të Joan Didionit, “ia tregojmë vetes rrëfimet, për të jetuar”. Nëse jeni të përmbytur vazhdimisht me rrëfimet për të cilat nuk ke interesim, nuk mund të lidheni me to ose nuk po mësoni asgjë nga to, atëherë cili është qëllimi? Kultura nuk është aty për t’u zbërthyer as për të qenë garë në një lojë, ose për të “fituar”.

Është marrëzi të barazosh çdo lloj vlere me konsumin kompulsiv. Pavarësisht asaj që për synimin tuaj thotë faqja Goodreads, askush nuk mund t’i lexojë 200 libra në vit – vërtetë jo. Nëse nuk keni tru mbinjerëzor, ai informacion hyn dhe del jashtë, duke e mbushur kutinë “lexuar” pa ju dhënë domosdo diçka prej dobisë së të lexuarit të vërtetë. Për mua, akti i zbulimit është aspekti më i paçmuar i kulturës. Është zhurma që merrni kur përplaseni në diçka që ju bën ta rimendoni tërë jetën tuaj, dhe ai shkëlqimi i ngrohtësisë kur vetëm ju e gjeni atë. Është ndryshimi midis takimit organik me dikë, ose organizimit të takimit nga dikush qëllimi përfundimtar i të cilit është të fitojë shumë parash duke i çuar njerëzit në takime me të panjohur.

Pra, tashti përpiqem të mos lodhem për t’i ditur të gjitha gjërat. Gjatë viteve të fundit e kam detyruar veten të kujtohem se cila ishte ndjesia kur i përqafoje obsesionet e rastësishme. Të hysh në një dyqan disqesh ose në librari dhe të marrësh diçka sepse të pëlqen atmosfera e saj. Për të lexuar dhe rilexuar intervista me artistët dhe për t’i zgjedhur të gjitha referencat e tyre dhe gjithashtu për t’u kënaqur me to. Të dëgjosh ndonjë këngë të rastësishme të zhanrit hardbas në TikTok, ose ndonjë klasik në radio gjatë vozitjes, dhe ta kesh atë elementin e papritur që është pika juaj e parë e kontaktit. Dhe, sigurisht se e kam ndier përsëri veten duke u emocionuar me pop-kulturën. Jam larg imunitetit ndaj joshjes së “Love Island”, por mezi pres – për sa të jem gjallë – të shoh një episod tjetër të “Ted Lasso”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

Agron Shala
Hitchcocku ishte plak i keq, por ende i shoh filmat e tij

Hitchcocku ishte plak i keq, por ende i shoh filmat e tij

Filmi
Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

Shqiptari i cili u bë pesë herë kryeministër perandorie

Kulture
Kalo në kategori