LAJMI I FUNDIT:

Si pjesë e dialogut me mërgatën, Kurti takoi profesionistët shqiptarë në Michigan

Si pjesë e dialogut me mërgatën, Kurti takoi profesionistët shqiptarë në Michigan

Në kuadër të vizitës në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e dialogut me mërgatën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar bashkatdhetarët që punojnë në këtë shtet.

Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e mërgatës sonë në shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës, për ndihmën në financimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor në vitet e ’90-ta, pasuar me luftën çlirimtare të vitit 1999 dhe me përpjekjet për rindërtim të pasluftës.


Duke vlerësuar rolin e mërgatës sonë, kryeministri theksoi se në programin qeverisës mërgata llogaritet si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.

U bisedua për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të partneritetit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata në Kosovë, gjë që synohet të arrihet nëpërmjet dialogut me mërgatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori