LAJMI I FUNDIT:

Si përgatitet dhe si hahet djathi tofu: Ushqim i përshtatshëm për çdo dietë

Si përgatitet dhe si hahet djathi tofu: Ushqim i përshtatshëm për çdo dietë

Tofu vërtet i ngjason djathit dhe bëhet në mënyrë të ngjashme: koagulimi i qumështit të sojës shkaktohet duke i shtuar nigar, kripë djegës e cila përftohet nga uji i detit. Mirëpo ata të cilët mendojnë që tofu do t’i lumturojë nëse vetëm e paketojnë dhe e hanë si djathë i zakonshëm, me siguri do të zhgënjehen.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052


Në trup ndikon ngjashëm si edhe estrogjeni
Kur marinohet me erëza apo zihet në salca të ndryshme, tofu sikur sfungjer i thithë aromat dhe mund të ketë pothuajse çdo shije të cilën e dëshironi.

Tofu e tymosur shihet tashmë e përgatitur, mirëpo konsumimi i saj nuk rekomandohet në sasi të mëdha.

Në të vërtetë tofa përmban fitostrogjene, substancë e cila në trup ndikon ngjashëm sikur hormoni estrogjen.

happy-woman-eating-tofu-with-chopsticks

Si përgatitet tofu

Tofu është shumë e shëndetshme, por duhet të konsumohet me masë. Është e pasur me proteina, vitamina dhe kalcium.

Zierja
Kubet e djathit tofu i shtoni në supë apo në cilën do supë me perime në fund të zierjes. Tofu një herë duhet zhytur, por kur fryhet, do të notojë në sipërfaqe. Atëherë zieni edhe tre minuta. Nëse e zieni shumë, ajo do të bëhet e fortë sikur gomë. Mënyra tjetër e zierjes është që kubet apo fetat e holla të tofusë, t’i zini në tenxhere me shumë pak ujë (thellësi 0,5 cm) dhe qitni erëza tamari bashkë me shtojcën e hudhrës, borzilokut… Zieni tofunë rreth tre minuta, domethënë derisa lëngu të vlojë.

Zierja në sasi të pakët uji
Priteni tofunë në kube apo thërrmojeni dhe shtoni perimet të cilat zihen bashkë me pak ujë. Zieni të mbuluar me kapak pa e përzier shumë derisa perimet të zbuten, ndërkaq tofuja të thithë aromat e gjellës në të cilën zihet.

Fërgimi
Në vend të omëletës në pak vaj fërgoni tofunë e thërrmuar dhe qitni shafran dhe tamari. Mënyra tjetër është që fetat e holla të tofusë (1 cm) t’i thani me leckë kuzhine, t’i rrotulloni në miell integral me kripë dhe spec të bluar dhe t’i fërgoni me paksa më shumë vaj. Përgatiteni salcën sipas dëshirës suaj dhe qiteni në tofunë e fërguar që me të vlojë 15 minuta.

20140205-fried-tofu-vegan-20

Tofu e pjekur
Për të qenë më e lëngshme, para pjekjes tofunë mund ta zieni në ujë në të cilin keni hedhur tamari apo e keni marinar disa orë, madje edhe tërë ditën, të përzier me vaj dhe erëza. Rendisni fetat e holla të tofusë në enë dhe piqeni 20 minuta në 180 gradë celsius. Para pjekjes mund ta lyeni me mustardë apo thjeshtë t’i qitni sipër vaj hudhre.

Tofu si zëvendësim
Tofu vërtet mund të zëvendësojë djathin, kremin apo vezët në disa receta. Thërrmojeni në pite me lakër apo panxhar. Bluani në blender me pak ujë dhe kripë, pastaj qitni në vend të djathit apo kremit dhe vezëve sipër lazanjes apo picës dhe piqeni.

Vlerat ushqimore
Tofu është një ushqim 100% bimor. Ai nuk përmban gluten dhe për këtë arsye është një ushqim i përshtatshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve.
Është një ushqim tepër i lehtë. Në fakt, 100 gram tofu i jep trupit tonë vetëm 91 kalori; vetëm 6 g. yndyrë.
Është gjithashtu interesante të dini se 100 g. tofu përmban më shumë se 10 g. proteina. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori