Autoritet federale në SHBA kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet momenti i të shtënave me armë mes një anëtari të bandës dhe agjentit të FBI-së.

Ronell Watson, 31-vjeç, nga Brooklyn i New York-ut, akuzohet për tentim vrasje, pasi përdori armën e zjarrit ndaj një agjenti të FBI-së, transmeton Telegrafi.

Watson shihet në kamerat e sigurisë duke vozitur një veturë BMW në rrugën njëdrejtimëshe, dhe në një moment i afrohet veturës së parkuar brenda të cilës ishte agjenti i FBI-së.

Me të kuptuar se çfarë po ndodh agjenti largohet me veturë me shpejtësi, por pas dhjetëra metrave del jashtë veturës dhe ia kthen me të njëjtën monedhë pjesëtarit të bandës.

FBI e ka përshkruar Watsonin si anëtarë të bandës “Crips”, dhe ka njoftuar se më parë është arrestuar të paktën 11 herë. /Telegrafi/