LAJMI I FUNDIT:

Si në filma aksion, policia angleze përdor helikopterë, qentë e njësi të ndryshme për të kapur të dyshuarit për vjedhje (Video)

Si në filma aksion, policia angleze përdor helikopterë, qentë e njësi të ndryshme për të kapur të dyshuarit për vjedhje (Video)

Një aksion i policisë angleze i ngjashëm me skenat e filmave aksion të Hollywood-it, është filmuar me kamera nga helikopteri i policisë, ku forca të shumta vihen pas dy adoleshentëve të dyshuar për vjedhje.

Videoja është filmuar në afërsi të Edenbridge në Kent, ku shihen policët me ndihmën e qenve arrijnë t’i kapin të dyshuarit, transmeton Telegrafi.

Pasi kishin pranuar një telefonatë anonime që ua bënte me dije se po ndodhte një vjedhje në një fshat, policia me njësi të ndryshme u vu në aksion, dhe pasi mbërritën në vendin e ngjarjes hasën në veturën me ngjyrë të hirtë brenda të cilës ishin të dyshuarit, që bënin të pamundurën për t’u arratisur.

Për t’i ndalur ata u detyruan t’i godasin edhe me vetura dhe kur zbritën në tokë për të vazhduar me vrap, në ndihmë policëve u dolën qentë që i “neutralizuan” të dyshuarit.

Zëdhënësi i policisë së Kentit ka konfirmuar se kanë arrestuar dy të rinj të moshës 17-vjeçe, njëri prej tyre është nga Edenbrige kurse tjetri nga East Grinstead. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori