LAJMI I FUNDIT:

Si ndikojnë narkotikët në aktin seksual?

Si ndikojnë narkotikët në aktin seksual?

E vështirë është të thuhet se a përmirësojnë apo e përkeqësojnë narkotikët seksin, sepse raporti varet vetvetiu nga shumë faktorë.

Alkooli

Alkooli shkakton zgjerimin e kapilareve të vogla nëpër trup, andaj te meshkujt mund të ndikojë në ereksion dhe në penetrim, sepse në penis arrin gjak të mjaftueshëm. Te femrat mund të krijojë lagështi të pamjaftueshme të vagjinës, gjë që është shumë e pakëndshme dhe mund të shkaktojë dhembje gjatë penetrimit. Koordinimi, balancimi dhe përqendrimi çrregullohen prishur, ndërkaq për aromën e keqe as që duhet të flasim, transmeton Telegrafi.


Marihuana

Marihuana forcon ndjenjat, posaçërisht ndjeshmërinë e prekjes. Tregimeve të shumta për seks të gjatë nën ndikimin e marihuanës nuk duhet besuar për shkak se THC-ja ndryshon perceptimin e kohës. Seksin shumë lehtë mund ta pengojnë sulmet e shpeshta të të qeshurit dhe humbja e përqendrimit, ndërkaq dëshira për kënaqësinë mund të zëvendësohet me dëshirën për epshin.

Ekstazi

Nën ndikimin e kësaj droge shfaqen ndjenjat e dashurisë, ndërkaq dëshira për prekje është shumë e fuqishme. Personat të cilët marrin ekstazi lehtë mund të hyjnë në marrëdhënie intime me personat e tjerë, sepse kjo gjë në ato momente u duket normale. Ato ndjenja shpesh nuk çojnë deri në vetë aktin seksual, sepse te meshkujt ajo drogë shkakton impotencë. Shpesh shkakton edhe dehidrimin gjë që vështirëson puthjen, paralojën dhe në fund rezulton me mungesë të marrëdhënies seksuale.

Vetëm një “vijëz” kokainë mjafton për ta ndryshuar strukturën e trurit
Lexo po ashtu Vetëm një “vijëz” kokainë mjafton për ta ndryshuar strukturën e trurit

Kokaina

Kokaina dhe stimulanset e tjera shtojnë dëshirën seksuale, libidon, ereksionin dhe arritjen e lehtë të orgazmës. Në sasi të mëdha mund të jetë shumë frustuese, sepse tronditja është tepër e madhe, ndërkaq shfaqet edhe pamundësia e arritjes së orgazmës. Është e njohur që kokaina është anestetik lokal, andaj disa e përdorin gjatë vetë aktit seksual. E vënë në organin gjenital në mënyrë që të ulin ndjeshmërinë dhe në atë mënyrë të zgjasin kohën e seksit deri te orgazma.

Çfarë ndodh nëse deheni dhe drogoheni në të njëjtën kohë?
Lexo po ashtu Çfarë ndodh nëse deheni dhe drogoheni në të njëjtën kohë?

LSD-ja

Halucinogjenët, siç është p.sh. LSD-ja apo “kërpudhat e çmendura”, nga të gjitha drogat më së shumti ndryshojnë përjetimin e botës. Shkaktojnë halucinacione të ndryshme vizuale dhe dëgjimore dhe një paletë të ndjenjave të ndryshme, nga euforia deri te frika. Për shkak të efektit të theksuar subjektiv dhe të paparashikuar, është shumë e vështirë të thuhet se si ato droga ndikojnë në vetë aktin seksual. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori