LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh nëse deheni dhe drogoheni në të njëjtën kohë?

Çfarë ndodh nëse deheni dhe drogoheni në të njëjtën kohë?

Alkooli dhe kanabisi janë ndër dy drogat që përdoren më së shumti për t’u argëtuar. Videoja e mëposhtme shpjegon shkencën prapa efekteve fizike dhe mendore që i ka dehja dhe drogimi në të njëjtën kohë

Konsumimi i alkoolit dhe kanabisit është gjë e rrezikshme për shëndetin, pasi që mund të shpijë në probleme të ndryshme fizike dhe mendore, siç janë humbja e kujtesës, sëmundjet e mushkërive, sëmundjet e mëlçisë etj. – transmeton Telegrafi.


Kujtesa e keqe…

Studime të shumta kanë dëshmuar se kombinimi i këtyre dy drogave shpin në memorie të dobët. Që të dyja këto e dëmtojnë aftësinë për të mbajtur në mend, e gjithashtu aftësitë për të mësuar gjëra të reja.

Ndjeheni më të droguar

Njerëzit që konsumojnë kanabis dhe alkool në të njëjtën kohë, raportojnë se ndjehen më të droguar, kanë diskonim më të mirë dhe efekte tjera euforike.

Hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se alkooli bën që qelizat e muskujve në artere të relaksohen, duke i zgjeruar enët e gjakut dhe duke e shpejtuar qarkullimin e gjakut. Kjo, në anën tjetër, do ta rritë absorbimin e THC-së.

Për të mësuar më shumë se çfarë ndodh kur drogoheni me alkool dhe kanabis, shikojeni videon e përgatitur nga kanali i famshëm Asap Science. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori