E kanë posaçërisht të vështirë të njohin dikë ata të cilët vuajnë nga depresion dhe ankthi
Më së shpeshti i ndjek zëri i brendshëm negativ i cili ua vështirëson situatat e përditshme, por edhe marrëdhëniet dashurore. Mirëpo, nëse u përkushtohen disa gjërave edhe ata mund të notojnë me sukses në ujërat romantike, me partnerin potencial.
Ekspertët konsiderojnë që edhe ata me ankth psikik mund të gjejnë dashurinë.
Këto janë gjashtë këshilla për takime për ata të cilët vuajnë nga ankthi dhe depresioni:
1. Jeni të vetëdijshëm për gjendjen vetjake
– Është me rëndësi të pyesni veten se në cilën shkallë të ankthit apo depresionit jeni, sepse disa kanë simptoma më të dobëta, ndërsa po ato simptoma te të tjerët janë më të theksuara. Vlerësoni a është depresioni juaj i dobët, mesatar apo i rëndë – këshillon dr. Shannon Kolakowski. Ndonjëherë, kur vuani nga simptoma më të rënda, sipas ekspertëve, është mirë që të prisni pak dhe të mos përpiqeni të njihni dikë derisa të përmirësohet gjendja në të cilën jeni dhe të stabilizoheni, shkruan “Daily Mail”, përcjell Telegrafi.
2. Planifikoni takimin në atë mënyrë që të ndiheni mirë
Organizoni takimin i cili do t’ju përmirësojë humorin, pavarësisht a është fjala për të dalë në shëtitje në park apo për të shkuar në kinema, bëni atë plan për të cilin e dini që do t’ju lumturojë…
– Planifikoni diçka që është argëtuese. Nëse ndiheni negativisht për të dalë, organizimi i një aktiviteti që ju bën të lumtur do t’ju ndihmojë të pastroni mendjen dhe të përmirësoni disponimin tuaj. Lëreni këtë aktivitet të jetë diçka që dëshironi ta përjetoni, është e rëndësishme që të jetë e këndshme për ju – shton Dr. Kolakowski.
3. Praktikoni skenarët e mundshëm me miqtë tuaj
– Ankthi para daljes me dikë është një fenomen krejtësisht normal, por ata që vuajnë nga depresioni janë veçanërisht të ndjeshëm duke pasur parasysh të gjitha vështirësitë që mund të lindin gjatë një takimi – shpjegoi doktor Kolakowski.
Sipas saj, në situata të tilla, të flasësh me miqtë dhe familjen për takimin e parë dhe skenarët e mundshëm dhe çfarë mund të shkojë keq, por edhe në drejtim pozitiv, është një gjë e mirë.
Psikologët këshillojnë të kaloni skenarët e mundshëm që mund të ndodhin gjatë takimit të parë si dhe mënyrat se si do t’i përballoni ato. Ju mund ta bëni këtë me njerëz të afërt ose me psikiatrin tuaj.
Në raste të tilla, njerëzit e afërt ndihmojnë një individ depresiv, i cili kryesisht ka një qëndrim negativ ndaj takimeve, për të nxjerrë pozitiven nga gjithçka. Kjo i ndihmon ata të ndihen më mirë dhe më tërheqës. Gjëja më e rëndësishme është të ridrejtoni mendimet tuaja nga gjërat negative në ato pozitive.
4. Bëni diçka pozitive përpara se të dilni
Bëni diçka që ju pëlqen, shkoni në palestër, piqni një tortë, vizatoni, plotësoni disa faqe të ditarit tuaj, bëni një shëtitje në shtegun tuaj të preferuar…
– Është e rëndësishme të gjesh kohë për veten, sepse aktivitete të tilla kanë rolin e terapisë që të bën të ndihesh më mirë, të mbushin me energji pozitive. Bëj atë që të pëlqen dhe çfarë të bën të lumtur, mund të jetë edhe shoqërimi me miqtë dhe familjen – thotë Dr. Kolakowski.
5. Mos lejoni që depresioni t’ju pushtojë
– Depresioni mund t’ju shtyjë shpejt të përqendroheni tepër te vetja, kështu që dalja është një mundësi e mirë për të dalë nga mendja dhe për t’u fokusuar në diçka tjetër.
Kur dilni me dikë, mendoni për atë që mund të mësoni nga ai person, madje edhe kur takimi nuk përfundon siç pritej, pyesni veten se çfarë keni mësuar nga gjithçka, nëse mund të keni mësuar diçka më shumë për veten tuaj, për atë që keni dëshironi, ose nuk dëshironi.
Mos i ngarkoni takimet e para me tema të rënda. Gjithmonë është më mirë të prisni për të zbuluar disa pjesë për veten tuaj. Gjithashtu, kur mendimet negative ju pushtojnë, ridrejtojini ato në ato pozitive.
Ne të gjithë kemi disa virtyte dhe gjëra pozitive, interesante në jetën tonë, po ashtu edhe ju.
6. Refuzimi është pjesë e takimit
Kur dilni me dikë për herë të parë, mund të ndodhin emocione të ndërsjella, por gjithashtu ndodh që tërheqja të mos ndodhë – dhe kjo është krejtësisht normale. Nëse dikush nuk ju pëlqen, kjo nuk do të thotë se ka diçka që nuk shkon me ju, por se ndoshta nuk jeni për njëri-tjetrin. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe ajo që i zmbraps disa, është shumë tërheqëse për të tjerët. E gjitha varet nga personaliteti.
– Duhet të prezantoni ‘veten’ tuaj më të mirë dhe të mos lejoni që frika t’ju bllokojë. Është e rëndësishme të përqendroheni në atë që dëshironi të ndani me dikë që keni takuar, por nuk duhet të keni frikë të thoni apo të bëni diçka të gabuar – thotë doktor Kolakowski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve
Dietat ekstreme: A ia vlen rreziku për rezultate të shpejta?
Vajzat dhe gratë e reja që nuk kanë lindur gjithashtu sëmuren nga kanceri ovarian: Ndonjëherë këto janë simptomat e para
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur