Gjatë kësaj periudhe, më shumë se kurrë njerëzit dëgjojnë të flitet për sistemin imunitar dhe për forcimin a dobësimin e tij
Frika nga koronavirusi, i ka shtyrë dashje pa dashje edhe drejt informacioneve të pafiltruara.
Si mund ta forcojmë imunitetin?! Çfarë vitaminash na duhen? A ka ushqime që na ndihmojnë gjatë kësaj kohe?
E vërteta është se nuk ekziston një ilaç magjik apo një ushqim specifik që forcon imunitetin tënd apo të mbron nga koronavirusi. Ka mënyra të tjera që duhet të kombinoni për t’i dhënë vetes një sistem imunitar mjaftueshëm të fortë sa për t’u përballur me një virus të tillë.
1. Ulni sa të mundni nivelin e stresit
Shqetësimi ndaj koronavirusit, e gjithë pasojave të tij, ju ka shtuar ndjeshëm nivelin e stresit në jetë. Çfarë duhet të kujtoni është se kjo gjendje vetëm e përkeqëson shëndetin tuaj.
Kujtoni që trupi punon më mirë ndaj sëmundjeve apo mikrobeve kur mbi të nuk ushtrohet stres. Gjeni pak kohë për të medituar, ose për të përmirësuar frymëmarrjen.
2. Përmirësoni gjumin
Një sistem imunitar i shëndetshëm mund ta luftojë infeksionin. Nëse keni defiçite në gjumë, duhet të dini që sistemi imunitar s’punon siç duhet.
Përpiquni të bëni gjumë të mirë që do të thotë, nga 6 deri në 7 orë çdo ditë. Zbatoni me rregull oraret e tij dhe evitoni sa të mundni ushqimet para gjumit, ekranet e telefonave apo aktivitetin fizik.
3. Kontrolloni nivelin e vitaminës D
Dëgjojmë të flitet shumë për rëndësinë e vitaminës C, por krahas saj duhet të dini që marrja e vitaminës D ndihmon trupin të luftojë me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Nëse nuk e merrni si suplement e gjeni në ushqime të tilla si salmoni, peshku apo qumështi, këshillon Anabel.
4. Mos konsumoni alkool
Në mënyrë absolute s’duhet ta kaloni masën e konsumit të alkoolit. Kjo s’do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë apo koktejl, por në mënyrë të moderuar. Kujtoni se nuk është vetëm e pira kronike ajo që dobëson sistemin imunitar. Për gratë normale është 1 pije në ditë, e ndërsa burrat mund të pijnë gjer në dy.
5. Mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe shmangni sa të mundni suplementet e të gjitha llojeve
Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshëm. Asnjë ushqim në veçantë nuk është zbuluar se bën “mrekulli” me forcimin e imunitetit, por kombinimi i tyre po.
Ushqimet e freskëta dhe jo të procesuara duhet të jenë kryefjala e ditës suaj këtë periudhë. Kjo është po aq e rëndësishme sa larja e duarve apo mos-prekja e fytyrës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre