LAJMI I FUNDIT:

Si maten tërmetet?

Si maten tërmetet?

Kur i referohemi fuqisë së një tërmeti, ne përdorim magnitudën si masë matëse.

Lëkundjet e mbrëmshme në Marok ishin 6.8 shkallësh të Rihterit të ndjekur nga një pasgoditje prej 4.9 ballësh.


Numri i referohet sasisë së energjisë sizmike të çliruar dhe na jep një ide për dëmet që duhet të presim, raporton skynews.

Momenti i shembjes së një ndërtese gjatë tërmetit të fuqishëm në Marok
Lexo po ashtu Momenti i shembjes së një ndërtese gjatë tërmetit të fuqishëm në Marok

Ky tërmet konsiderohet i fortë, me potencial për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat e banuara.

Nëse do të kishte rënë në intervalin 7.0 deri në 7.9, ky është një tërmet i madh që mund të shkaktojë dëme serioze pavarësisht se ku godet.

Kujtojmë se tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë në muajin shkurt të këtij viti ishte 7.8.

Këtu është shkalla:

2.9 ose më pak – zakonisht nuk ndihet, ka miliona të tilla në vit.

3.0 deri në 3.9 – mund të ndihet, por konsiderohet i vogël.

4.0 – 4.9 –
ka të ngjarë të ndihet, por dëmtimi duhet të jetë shumë i kufizuar.

5.0 – 5.9 – dëmtime të lehta të mundshme në ndërtesa dhe struktura.

6.0 – 6.9 – dëmtimi të mëdha në zonat e populluara.

7.0 – 7.9 – një tërmet i madh me potencial për dëme serioze.

8.0+ – priten dëme të konsiderueshme, komunitetet brenda ose përreth epiqendrës mund të shkatërrohen plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori