LAJMI I FUNDIT:

Si i ka ndryshuar interneti rregullat e seksit? Sa e ka ndryshuar seksin epoka digjitale?

Si i ka ndryshuar interneti rregullat e seksit? Sa e ka ndryshuar seksin epoka digjitale?

Bota e teknologjisë së evoluuar ka hapur mundësitë për forma të reja të komunikimit dhe argëtimit, mirëpo edhe forma të reja varësie. Ka ndodhur revolucioni.

Tani jo vetëm që të gjithë kanë të drejtë në seks të lirë por ai edhe u është i qasshëm vërtet të gjithëve.


E po tani… Kush me kë do ta praktikojë atë seks të qasshëm, kush dhe sa gjatë, tashmë një kohë të gjatë varet nga performancat dhe angazhimet personale. Akoma nuk është bërë algoritmi për të, transmeton Telegrafi.

Mos e humbni betejën tonë me këtë marrëdhënie të re… dashurore! Kliket dhe profilet e sajteve të takimeve, gjithnjë e më të shumtë, e kanë modifikuar radikalisht mënyrën tonë të të jetuarit të seksualitetit. Përdoruesit e internetit projektojnë një histori të qëndrueshme me shpirtin binjak, duke pohuar dëshirën për seks. Motivi i suksesit të siteve të takimeve online nuk është më një sekret.

gamer-couple-want-to-cuddle

Çdo medalje ka anën tjetër… Për dikë, “Interneti, në shoqërinë tonë të konsumit, mund edhe të shndërrohet në një sistem të sëmurë”. Tjetërkush e sheh si një avantazh, sepse shtohen mundësitë aventurore: “Përse të bësh vetëm një zgjedhje, kur ke shumëllojshmëri në dispozicion?!”. Për të tjerë akoma: “Interneti është një supermarkatë, ku paturpësia është e lejuar”. Nga kjo lojë e vogël dikush mund të lodhet. “Është e lodhshme, një vajzë e ndryshme çdo ditë”, thonë. “Është tjetërsuese”.

Sidoqoftë, revolucioni seksual është bërë aktiv nga interneti. Por, pyetja qëndron: më mirë një marrëdhënie me apo pa një ekran në mes?

michelle_lewin-14

Tradhtia virtuale, vetëm një lojë? Emocionon, jep kënaqësi, por mund të krijojë pritshmëri iluzionuese… Më mirë të rrish i lidhur me botën reale… Kush kolon orë për të joshur partnerë të rastësishëm para ekranit në një rrejt social, edhe pa e arritur kurrë takimin real, kënaq dëshirat e veta të pandërgjegjshme. Ka mundësinë që të përdorë një gjuhë që vështirë se do ta përdorte në një raport real dhe priret të braktisë një shprehje më të lirë të unit të vet.

Fantazia ushqen imagjinatën erotike të gjithsecilit, ashtu siç mund të stimulohet në fantazi një personazh i spektaklit. Por, sipas psikologes Chiara Gusmani: “Eshtë mirë të dish të bësh diferencën mes planit real dhe atij virtual. Idealizimi i figurave virtuale mund të jetë një kurth: nga ana tjetër e ekranit është dikush ashtu siç ëndërrohet a fantazohet dhe jo ai që është në të vërtetë.

“Nëse është vetëm një lojë, – shton psikoterapeuti Riccardo Vignati, – është mirë që të mbetet e tillë. Por kujdes, kjo lojë nuk duhet të rrëmbejë kohën dhe energjinë e çiftit”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Pse shkallët lëvizëse janë gjithmonë me vija? Do të habiteni, askush nuk vuri re një detaj!

Stil
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Çiklizmi vs Vrapimi

Çiklizmi vs Vrapimi

Aktivitete sportive
Fjalori i dashurisë

Fjalori i dashurisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori