Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Besiktas ka realizuar një manovër të zgjuar financiare në tregun e transferimeve, duke përfituar rreth 8 milionë euro brenda vetëm dy ditësh nga sulmuesi anglez Tammy Abraham.
Klubi turk ka aktivizuar detyrimin për blerjen e Abraham nga Roma, duke paguar 13 milionë euro, sipas kushteve të huazimit të verës së kaluar. Menjëherë pas kësaj, Besiktas ka pranuar ofertën e Aston Villa, e cila ka rënë dakord të paguajë 21 milionë euro për rikthimin e sulmuesit në Angli.
Abraham ka kryer kontrollin mjekësor të shtunën, pasi udhëtoi drejt Britanisë së Madhe të premten, duke i hapur rrugë finalizimit të transferimit te Aston Villa. Ai debutoi një ditë më pas.
Bilgilendirme | Tammy Abraham
🔗 https://t.co/Zl7n3XFzMs pic.twitter.com/lmFoLPx2A9
— Beşiktaş JK (@Besiktas) January 26, 2026
“Kushtet e kontratës së transferimit të përhershëm të lojtarit janë përmbushur dhe klauzola është aktivizuar. Në këtë kuadër, Besiktas do t’i paguajë AS Romës shumën prej 13 milionë eurosh”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit turk.
28-vjeçari, i cili ka 11 paraqitje me kombëtaren e Anglisë, shënoi 12 gola në 24 ndeshje për Besiktasin këtë sezon. Ai kishte luajtur më parë për Aston Villa në sezonin 2018/19, duke fituar promovimin në Ligën Premier.
It looks so right 🤩#AbrahamAgain pic.twitter.com/YdVlZNrOCH
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 27, 2026
Abraham u transferua te Roma nga Chelsea në vitin 2021 për 34 milionë euro, ku realizoi 39 gola në 120 ndeshje dhe fitoi Lgën e Konferencës në vitin 2022. Sezonin 2024/25 e kaloi i huazuar te AC Milan, me 10 gola në 44 paraqitje. /Telegrafi/















































