Ekzistojnë një sërë faktorësh pse veturat marrin flakë, por arsyeja më e zakonshme mund të jetë një defekt serioz në linjën e karburantit të motorit, kur furnizimi me karburant është i prishur dhe karburanti fillon të rrjedhë në motor dhe veçanërisht në shkarkimin e nxehtë.
Makinat më të rrezikuara janë ato me motorë me naftë, pasi nafta ndizet vetvetiu edhe në një temperaturë relativisht të ulët, derisa benzina me shumë mundësi thjesht do të avullohet dhe do të duhet një shkëndijë për t’a ndezur; por shoferët e dinë shumë mirë se edhe benzina mund të ndizet lehtësisht nga një shkarkim i nxehtë, transmeton Telegrafi.
Automjetet mund të marrin flakë edhe në aksidente të rënda. Ekziston gjithashtu rreziku i instalimit elektrik të gabuar ose dështimeve të tjera mekanike, kur lëngjet e funksionimit rrjedhin, për shembull, në një shkarkim të nxehtë.
Si vërehet kur makina do të marrë flakë dhe çfarë duhet të bëni?
Nëse vëreni që po del tym poshtë kapakut, ndaloni në një vend të sigurt dhe largohuni menjëherë nga automjeti.
Gjithashtu telefononi menjëherë zjarrfikësit për të shmangur problemet e mëtejshme.
Mos rrezikoni të hapni kapakun për të parë se cila pajisje ka marrë flakë pasi do ta ‘ushqeni’ zjarrin me ajër.
Kërkimi i burimit të zjarrit ka kuptim vetëm nëse keni në dorë një pajisje për ta shuar zjarrin. Në fund të fundi, ju rekomandohet ta merrni me vete kudo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Po, edhe kjo është Škoda
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri