LAJMI I FUNDIT:

Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me COVID-19

Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me COVID-19

COVID-19 një element viral që dhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik

Ermand Mertenika
Inxhinier bio-mjekësor (inxhinier i respiratorëve)


Siç ke kemi përmendur me parë violenca ose potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë.

Fatmirësisht infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e imunitetit të tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërim në masë.

Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me COVID-19 konsiderohet stresi psiko-neurotik, i cili sipas mendimit tim është patologjia ose sëmundja adicionale më e madhe se të tjerat.

Një pacient i infektuar me COVID-19 përballet me një stres të komplikuar ku në të përfshihen frika ndaj aparaturave; frika ndaj rënies së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të oksimetrit digjital; frika ndaj përkeqësimit të gjendjes; frika ndaj medikamenteve; frika për të shkuar në qendrat spitalore; frika ndaj respiratorëve dhe frika ndaj inbubimit.

Të gjithë këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek këta pacientë të infektuar me Covid duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit. Qeniet njerëzore janë të ndryshëm, sepse kodi gjenetik ADN-ja e tyre është i ndryshëm – dikush e përballon më lehtë situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarrë dhe akte ekstreme.

Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit kortizol në gjak. Ky është hormoni më i dëmshëm në organizëm i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjendjen pacientëve jo vetëm me Covid, por dhe pacientëve të tjerë të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera.

Hormoni i kortizolit është burimi më i madh i cili ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda.

Stresi shfaqet tek personat të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do të përkeqësojë gjendjen e pacientëve.

Tek pacientet të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji pozitive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormonin serotoninë (hormon i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve), i cili i bën të ndjehen mirë si rezultat i vetë-optimizmit dhe mendimit pozitiv.

Gjithashtu në Bio-Inxhinieri dhe në Gjenetikë ekziston një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (qelizave limfatike, antitrupave, imunogloblinave, antikorpeve dhe këtyre hormoneve).

Kortizoli i shkaktuar nga stresi ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqen e shumë, ndërsa serotonina e nxitur nga optimizmi mendor dhe gjendja pozitive përforcon sistemin imunitar.

Prandaj, këto qeliza mbrojtëse të organizmit ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve.

∙ COVID-19 është një virus, violenca e të cilit po bie gradualisht
∙ Mendoni pozitivisht
∙ Ushtroni aktivitet sportiv
∙ Ushqehuni shëndetshëm
∙ Dëgjoni muzikë
∙ Respektoni rregullat Anti-Covid
∙ Distanca fiziko-sociale së paku 1m
∙ Mbani një maskë të lehtë FFP1
∙ Mbani dezinfektues kudo që shkoni

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori